E Diel, 1 Nëntor 2026

Siri, monitoruesit e Ligës Arabe sërish në Homs

Monitoruesit e Ligës Arabe pritet të vizitojnë edhe sot Homsin, qytetin që ditë më parë u përfshi nga dhuna.

Monitoruesit arabë arritën në Siri të hënën, për të parë nëse Damasku po i përmbahet planit të arritur me Ligën Arabe për t`i dhënë fund protestave nëntë-mujore kundër presidentit Bashir Asad.

Monitoruesit u mbështetën nga dhjetëra mijëra protestues, ndërsa po zhvillonin vizitën e parë në Homs.

Ushtria i ka tërhequr disa tanke, në atë që aktivistët e quajnë dredhi, për t`i bindur monitoruesit, se qyteti është i qetë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›