Integrimi procesi bazohet tek meritat e angazhimet
Miratimi i tre ligjeve të mbetura peng i konsensusit mes PD e PS do të sillte statusin e vendit kandidat në BE për Shqipërinë. Njëkohësisht plotësim i të gjitha prioriteteve të vendosura si kushte për vendin nga ana e BE do të mundësonte hapjen e negociatave për aderimin e Shqipërisë në këtë aleancë.
Këto dy pika ishin përmbledhtazi sqarimi që dha kreu i delegacionit të BE-së në Tiranë, ambasadori Ettore Sequi në studion e “ABC News”.
"Komisioni Evropian, zyrtarët europiane kanë deklaruar se Këshillii Europian është njohur me rekoamdnimin e Komisionit për dhënien e statusi të vendit kandidat. Por kjo kërkesë do të mund të realizohet kur të miratohen tre kushtet e këtij komisioni. Nëse do të kemi një plotësim të tyre, nuk përjashtohet dhe një raport për Shqipërinë që në pranverë të tij viti. Topi është në fushën e Shqipërisë, çdo gjë është e mundur me kusht plotësimi i tre kushteve”, vuri në dukje ambasadori Sequi, gjatë intervistës së tij.
“E rëndësishme është që vendi të ecë përpara dhe më tepër se listë përgjegjësish, dua që të bëj një propozim. Zgjedhjet e ardhshme të mos heqin vëmendjen nga ky proces që është i rëndësishëm dhe është në të mirën e të gjithëve. Në programin e të gjitha partive një pikë e rëndësishme është pikërisht integrimi. Pra ajo që është e rëndësishme lidhet me faktin se kur flasin të gjithë udhëheqësit politik i mëshojnë kësaj pike. Por i rëndësishëm është dhe inkurajimi i vetë qytetarëve me qëllim që të shikojnë se e ardhmja në BE është e afërt”, u shpreh Sequi.
Ndërkohë, Sequi sqaroi dhe lidhur me interpretimet që i bën politika mesazhit të BE-së për zgjedhjet parlamentaret 23 qershorit. “Zgjedhjet janë një kërkese kritike për çeljen e negociatave me BE. Zgjedhjet e lira janë një prioritet e BE për Shqipërinë, janë prioriteti numër 5. Pra ato duhet të kryhen në linjën e standardeve të BE dhe në respektim të kuadrit ligjor. Kryerja e suksesshme e këtyre zgjedhjeve është test kyç për mirëfunksionimin e institucione e të vendit”, deklaroi ambasadori Sequi.
Gjithashtu, pjesë e kësaj bisede ishte dhe roli i KQZ-së në funksion të realizimit të një procesi zgjedhor sipas standardeve. Sipas tij, KQZ duhet të jetë e pandikuar nga politika, dhe të sillet me qetësi në këtë moment kaq të rëndësishme për vendin.