Venezuele protesta te dhunshme ne Caracas
Shpallja e presidentit të ri në Venezuelë sa vjen e më shumë merr trajtën e një krize politike në vend. Sipas rezultateve të komisionit elektoral, njeriu më i besuar i Chavez ka fituar vetëm për një pikë e gjysëm më shumë. Në Karakas protestat e dhunshme kanë ardhur dhe si pasojë e deklaratavetë forta të kandidatit të humbur Enrike Kapriles. Ky i fundit ka kundërshtuar fitoren e presidentit të sapozgjedhur Nikolas Madura dhe ka kërkuar rinumërim të votave. Ndërsa mbështetësit e Cahvez dhe si për rrjedhojë dhe të Maduros akuzojnë opozitën se po synon një grusht shteti. Opsioni i rinumërimit të votave është mbështetur dhe nga Shtëpia e Bardhë që e ka cilësuar si një veprim të rëndësishëm dhe të nevojshëm.