E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja e Veriut kërcënon sërish me luftë Korenë e Jugut

Gazeta Shqip

koreja e veriut, lufteForcat ushtarake të Koresë së Veriut kanë kërcënuar të martën se do të sulmojnë Korenë e Jugut nëse aktivitetet anti-koreano verior nuk ndalen.

Sipas medieve lokale, gjatë një demonstrate të një grupi konservativ në Seul të hënën, është djegur portreti i liderit koreano-verior Kim Jong Il, çka ka shqetësuar Veriun, raporton agjencia e lajmeve koreano-jugore Yonhap.

Komanda Supreme e Ushtrisë Popullore të Koresë ka lëshuar të martën një ultimatum në drejtim të grupit të kukullave të Koresë së Jugut, ka shkruar agjencia shtetërore e lajmeve në veri, duke shtuar se ushtria e konsideron djegien e portretit si një akt të pafalshëm dhe mizor.

Pheniani ka kërkuar që Jugu ti kërkoj ndjesë për këtë akt anti-koreano verior, dhe se do të marr masa shpagimi nëse nuk ndalen fyerjet.

Koreja Veriore ka festuar të hënën 101 vjetorin e lindjes së Kim Il Sung, themeluesit të shtetit dhe gjyshit të liderit aktual Kim Jong Un.

16 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

Koreja e Veriut kërcënon sërish me luftë Korenë e Jugut burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›