Koreja e Veriut lejon vizitat turistike për koreanojugorët
Koreja e Veriut do të lejojë rifillimin e vizitave të pezulluara turistike dhe ato të familjare nga ana e koreanojugorëve. Nuk është ende e qartë nëse Jugu do të lejojë rifillimin e udhëtimeve turistike.
Njoftimi i Koresë së Veriut se është gati të rihapë kufijtë duket i rëndësishëm dhe vjen pas takimeve mes udhëheqësit koreanoverior, Kim Jong-il dhe Hyun Jung-eun, kreu i grupit Hyundai, konglomerati koreanojugor që ka investuar shumë në lidhjet tregtare dhe turistike mes Koreve. Por qeveria koreanojugore nuk u përfshi në diskutime, ndërsa theksoi se udhëtimet turistike përtej kufirit nuk do të lejohen, derisa të kërkohet ndjesë dhe të jepet shpjegim për vrasjen, vitin e kaluar të një turisteje koreanojugore nga ushtarë koreanoveriorë.
Turistja 53 vjeçare kishte kaluar nëpër një zonë ushtarake të shënuar keq, teska vizitonte vendpushimin Kumgang, brenda Koresë së Veriut.
Ndërkaq Koreja e Veriut tha se dëshironte të lehtësonte kufizimet e vendosura në një park industrial të përbashkët me Korenë e Jugut dhe të fillojë bashkimin e organizuar të familjeve të ndara që prej luftës koreane.