Lirohet shtetasja franceze e burgosur në Iran
Irani liroi me kusht një mësuese franceze e akuzuar për spiunazh, tha zyra e Presidentit Nicolas Sarkozy me anën e një deklaratë.
Deklarata thotë se Clotilde Reiss 24-vjeçe, ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe se do të qëndrojë në ambasadën franceze në Teheran në pritje të një verdikti. I ati i saj e mirëpriti lajmin me gëzim:
" Unë jam shumë i lumtur, ne jemi të gjithë mjaft euforikë sepse ky është një fund i mirë, është një hap i parë shumë i rëndësishëm, është fundi i një muaji e gjysëm në burgim. Ne vërtetë që nuk e dimë se ku të qëndrojmë, ky është një moment shumë i rëndësishëm", tha Rem Reiss për një television francez në Paris. " Hapi i ardhshëm do të jetë sigurisht kthimi mbrapa në Francë, ne do të shohim në javët e ardhshme",shtoi ai.
Reiss është akuzuar nga një gjykatë e Teheranit se ka ndihmuar për një komplot perëndimor kundër qeverisë pas zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale në qershor dhe është mbajtur në burg që në fillim të korrikut.
Një punonjës i ambasadës franceze, Nazak Afshar, i cili përballet me të njëjtat akuza, u lirua me kusht në fillim të kësaj jave nga Irani dhe gjithashtu do të qëndrojë në ambasadë në pritje të vendimit.
Sarkozy falenderoi vendet e tjera duke përfshirë Sirinë, për mbështetjen e Francës në këtë çështje, e cila tashmë ka tensionuar më shumë marrëdhëniet me Iranin.
Të dielën Ministri i Jashtëm francez, Berndard Kouchner deklaroi për televizionin shtetëror se Franca kishte rënë dakort për të paguar lirimin e Reiss, duke thënë se autoritetet nuk kishin kërkuar ndonjë shumë të madhe.
Zyra presidenciale tha se Sarkozy kishte folur menjëherë me Reiss pas lirimit të saj dhe vlerësoi kurajon e 24-vjeçares.