Xhavit Haliti, kryetar i PDK-së në Pejë

Delegatët e degës së PDK-së në Pejë, me aklamacion kanë zgjedhur Xhavit Halitin kryetar dege të këtij subjekti, në kuvendin zgjedhor.
Pa ndonjë kundër kandidat, Haliti ka marrë besimin e delegatëve për të udhëhequr me degën në këtë mandat.
Propozimin e Halitit e ka bërë kryetari i deritanishëm i kësaj dege, Adem Grabovci i cili e konsideruar Halitin si figurë të sakrificës dhe suksesit, ndërsa nën udhëheqjen e tij ka shprehur besimin se PDK-ja do të bëhet partia e parë dhe pretendente për udhëheqje me pushtetin komunal, duke sfiduar kështu ndikimin e AAK-së në Pejë.
Adem Grabovci, i cili deri me tani ka udhëhequr me degën ka folur për të arriturat që ka pas ky subjekt vitet e fundit duke thënë se ka arrit të dal në vendin e dytë, nga i katërti sa ishte më herët, ndërsa me udhëheqjen e re beson se do të marr edhe pushtetin komunal.
Në kuvendin e katërt zgjedhor të këtij subjekti, është zgjedhur edhe kryesia prej 16 vetash nga 276 delegat të nëndegëve sa ka e gjithë dega./Indeksonline/