E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja e Veriut përgatitet për lëshimin e raketës

Imazhet satelitore, të marra të enjten, tregojnë se Koreja e Veriut po shkon përpara me planet e saj për lëshimin e raketës me rreze të gjatë, muajin e ardhshëm.

Imazhet janë postuar nga faqja e internetit 38 North dhe flasin për përgatitje në pjesën veriperëndimore të vendit.

Penjani ka pranuar se nuk do të heqë dorë nga planet për lëshimin e asaj që ai e quan satelit, me gjithë shqetësimet e disa vendeve se qëllimi i vërtetë është testimi i raketës me rreze të gjatë veprimi, e cila po ashtu është në gjendje të transportojë mbushje bërthamore.

Ministri japonez i mbrojtjes, Naoki Tanaka, ka urdhëruar autoritetet përkatëse të qëllojnë raketën nëse ajo fluturon mbi Japoni dhe paraqet kërcënim për të.

Ky veprim i Koresë së Veriut vjen pavarësisht marrëveshjes së nënshkruar javë më parë me Shtetet e Bashkuara, e, sipas së cilës, Penjani do të pezullojë pasurimin e uraniumit dhe do të ndalojë testet e raketave me rreze të gjatë dhe të shkurtër veprimi, në këmbim të ndihmave ushqimore nga Uashingtoni.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›