E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Koreja e Veriut përgatitet për luftë, Kim shkarkon kryegjeneralin

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Xhong-un, ka zëvendësuar kryegjeneralin e vendit dhe ka paralajmëruar përgatitjet për një luftë të mundshme.

Media shtetëre koreanoveriore raportoi se do të rritet prodhimi i armëve dhe do të shtohen manovrat ushtarake të forcave vendase.

Kryegjenerali Staf Pak Su Il largohet nga detyra që mori shtatë muaj më parë, duke ia dorëzuar postin ish-ministrit të Mbrojtjes, gjeneralit Ri Jong Gil.

Në fotot e publikuara nga media shtetërore, udhëheqësi koreanoverior u shfaq i fotografuar duke e vënë dorën në hartë mbi kryeqytetin e Koresë së Jugut.

Më 9 shtator, vendi do të festojë 75-vjetorin e Themelimit të Republikës me një paradë ushtarake.

Ndërkohë, SHBA-ja dhe Koreja e Jugut kanë planifikuar manovrat e tyre ushtarake nga 21 deri më 24 gusht.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›