Nis vendosja e impianteve fotovoltaike në shkollat e kryeqytetit

Në Tiranë ka nisur puna për vendosjen e impianteve fotovoltaike në shkolla.
Lajmin e jep kryetari i bashkisë, Erion Veliaj. “Falë “Sunny School” rrisim pavarësinë energjetike të shkollave duke fuqizuar përpjekjet kundër ndryshimeve klimaterike”, shkruan zoti Veliaj në një postim në rrjetet sociale.
Programi parashikon vendosjen fillimisht të impianteve fotovoltaike në gjashtë shkolla të kryeqytetit.
Shqipëria po shihet gjithnjë e më shumë si një vend atraktiv për ndërtimin e impianteve fotovoltaike për prodhimin e energjisë nga burime të rinovueshme.
Me 300 ditë diell në vit energjia diellore në Shqipëria shihet si një burimet e energjisë në të ardhmen.
/ rtsh.al /