E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja e Veriut po përgatit të lëshojë raketën

Koreja e Veriut ka deklaruar se ka filluar procesin e mbushjes së raketës me karburant.

Kjo raketë e cila pritet të lëshohet së shpejti, por perëndimi dyshon se kjo paraqet test të raketës me rreze të gjatë veprimi.

Autoritetet e Koresë Veriore nuk u kanë thënë gazetarëve të jashtëm se kur mbushja me karburant do të përfundoj, ose eventualisht kur do të lëshohet raketa.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, i ka tërhequr vërejtjen Phenianit, që të mos e lëshojë raketën, duke thënë se “do të jetë kërcënim dirket për sigurinë rajonale”.

Ambasadorja amerikane në OKB, Susan Rice tha se Këshilli i Sigurimit ka rënë dakort se Pheniani po planifikonte “akt provokues”, që do ta izoloj edhe më tepër ndërkombëtarisht Korenë Veriore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›