E Diel, 1 Nëntor 2026

Indonezi, tërmet i fuqishëm 8.9 ballë, rrezik cunami

Një termet me magnitudë 8,9 ballë i shkallës rihter ka goditur zonën e Aceh, përtej brigjeve të ishullit të Sumatrës në Indonezi. Lajmi është bërë i ditur nga insitituti amerikan i gjeofizikës, ndërsa qendra për paralajmërimin e cunameve në paqësor, ka dhënë alarmin për një rrezik që mund të gjenerojë cunam. Tërmeti që ka goditur Indonezinë, është ndjerë edhe në Singapor në Tajlandë, dhe në pjesën jugore të Indisë. Cunamet, si ato që godasin jo pak herë, Azinë Juglindore, shkaktohen nga tërmetet nën det dhe godasin kryesisht zonat me lëvizje të forta tektonike, siç janë disa të tilla në Paqesor dhe Azi. Në vitin 1960, një dallgë e tillë goditi Japoninë me një shpejtësi 750 km/orë dhe rezultoi nga një tërmet në Kili, duke shkuar deri në nënte metra lartësi dhe duke mbuluar një territor me madhësinë e Kalifornisë. Dallga e cunamit, e lindur nga një goditje sizmike nga lart poshtë e mases oqeanike, ka një gjerësi prej disa qindra metrash dhe fiton energji sa herë që ndesh me tokën nën det. Dallgët mund të arrijnë në disa metra lartësi. Masa gjigande uji zbresin në thellësi përgjatë deformimeve të tokës nën ujë, ndryshe nga dallgët e zakonshme që kanë të bëjnë vetëm me sipërfaqen e ujit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›