Rusi, vritet një personalitet mysliman

Një figurë publike myslimane është vrarë në Moskë. Policia në Moskë tha se trupi i pajetë i Metin Mekhtijev, është gjetur mbrëmë vonë, me plagë të rënda me thikë, afër banesës së tij në qendër të qytetit.
Policia nuk ka dhënë detaje lidhur me motivet e mundshme të vrasjes.
Metin Mekhtijev, 33 vjeçar, shtetas rus me origjinë nga Azerbajxhani, kishte punuar për Qendrën Kulturore Islamike, njëra nga qendrat e tilla më të vjetra në Rusi, që vitin e kaluar ishte mbyllur nga Gjykata Supreme e Rusisë.
I ndjeri Mekhtijev ishte i përfshirë edhe në organizatat e tjera islamike.
Ish kolegët, duke cituar dëshmitarët, thonë se një grup prej pesë njerëzve, përfshirë edhe një femër, “së pari e rrahën e pastaj ia prenë fytin”.
Ata thanë se vrasja i ka shenjat e krimit nga urrejtja nga ana e ultranacionalistëve radikalë.