E Diel, 1 Nëntor 2026

Speciale 2010/ Momente të arta dhe të zymta të një viti

Procesi i integrimit në përgjithësi, por edhe krimet, aksidentet dhe përmbytjet, ishin kryefjala.

Gazeta Start ka qenë pranë lexuesve në çdo moment për gjatë vitit 2010, duke e informuar atë mbi ndodhitë dhe ngjarjet, që në fund të fundit përbëjnë historinë e kombit tonë.

05/01/2010 – Uji “këmbëkryq” mbi Shkodër, ushtria në këmbë -
Gjatë janarit, mijëra hektarë tokë u përmbytën dhe qindra banorë u evakuuan nga banesat e tyre. Historia e përmbytjeve vazhdoi pothuajse gjatë gjithë muajit janar.

06/01/2010 – Kosova dërgon trupa të saja në Shqipëri për të ndihmuar për përmbytjet. Atë ditë, kryeministri Berisha zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu.

-Po në këtë ditë, mbi 3775 ha tokë ishin të pushtuara nga uji, ku komunat më të prekura ishin Ana e Malit, Dajçi dhe Bërdica.
-Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës njoftoi se hidrocentrali i Fierzës ishte në pikë kritike.

08/01/2010- Bashkimi Evropian do të dërgojë një grup ekspertësh në Shqipëri pas situatës së krijuar nga përmbytjet në zonat e ultësirës së Shkodrës dhe Lezhës.

08/01/2010- Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu deklaroi se janë plotësuar 81% e pyetësorit të Komisionit Evropian për procesin e integrimit. “Pra, nga 2284 pyetjet që përmban në total pyetësori, u është dhënë deri tani përgjigje 1853 pyetjeve”, tha Bregu atë ditë.

09/01/2010 – Situata nga përmbytjet në Shkodër rëndohet më tej, ku u përmbytën 10 mijë ha tokë dhe mbi 2400 shtëpi nën ujë. Ministria e Brendshme tha se janë evakuuar 4177 persona nga zonat problematike.

13/01/2010 - BE: Statusi për Shqipërinë, pas pyetësorit. "Mendoj se ajo që presim ne tani janë përgjigjet ndaj pyetësorit tonë dhe pasi t'i kemi marr ato, atëherë do të na duhet t'i vlerësojmë. Dhe vetëm pas këtij vlerësimi unë do të jem i aftë t'ju jap një ide më të qartë. Jo asnjë datë, asnjë datë në këtë moment”, u shpreh komisioneri për Politikën e Zgjerimit dhe Fqinjësisë, Stefan Fule.

13/01/2010 -Prokuroria nis hetimet për përmbytjet në Shkodër
14/01/2010 -Ulet niveli i përmbytjeve në zonat e Shkodrës
15/01/2010 - Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se qeveria shqiptare do të organizojë një konferencë donatorësh për të mbledhur ndihma pas përmbytjeve në Shkodër.

15/01/2010 - Vajzat e mbuluara nuk do të përjashtohen më nga shkollat. -Një grup deputetësh, kanë paraqitur në Kuvend një draft, sipas të cilit lejohet shfaqja e besimit. Nenin 17 të këtij drafti parashikohet e drejta e çdo njeriu, pavarësisht besimit apo fesë për të ndjekur shkollën. “Ndalohet t’i refuzohet një personi ose një grupi personash pranimi në një institucion arsimor publik”, shkruhet në pikën dy të këtij neni.

20/01/2010 - Raporti i KE: Opozita t’i japë fund bojkotit - Gazeta Start ka siguruar e para raportin në fjalë, ku ndër të tjerash thuhet se: opozita duhet të kthehet menjëherë në Parlament dhe të marrë përgjegjësitë e saj, ndërkohë që maxhoranca të ngrejë një komision hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit të vitit të shkuar.

20/01/2010 – Qeveria vendosi që mandati i kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror të ishte 5-vjeç, vendim i cili hasi më vonë kundërshtime edhe nga NATO-ja.

22/01/2010 – Qeveria greke mbështet regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike në Shqipëri. “Më e rëndësishme është ajo që presim nga regjistrimi i popullsisë. Ai duhet të ketë një metodë thelbësore, pra që të reflektojë realitetin. Ne jemi të gatshëm që të ndihmojmë për gjithçka, që regjistrimi të jetë i suksesshëm”, tha ndër të tjerash zëdhënësi Gregory Delavekouras.

26/01/2010 - Topi nis përzgjedhjen e anëtarëve për Gjykatës Kushtetuese për 6 vende vakante në këtë gjykatë.
28/01/2010 – Qeveria greke ka shprehur shqetësimin, pasi Gjykata Kushtetuese kishte hedhur më parë poshtë marrëveshjen midis dy qeverive për ujërat territoriale. 

28/01/2010 -Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi rezolutën për Shqipërinë, të hartuar nga bashkëraportuesit Jako Lasko dhe David Wilshire. Raporti prej 10 pikash i bën apel politikës shqiptare të zgjidhë urgjentisht krizën politike.
28/01/2010 – Tre vëllezër vriten në Devoll nga Besim Karaj. Ngjarja shkaktoi tronditje në opinionin publik.

02-02-2010- Gjykata Kushtetuese rrëzon ligjin e “Dosjeve”.
05-02-2010- Ambasadori i Spanjës në Tiranë, Manuel Montobbio, deklaroi se rruga e Shqipërisë për në Bashkimin Evropian do të përcaktohet nga progres-raporti i Komisionit Evropian.

08-02-2010 – Presidenti Bamir Topi thërret tryezën me pjesëmarrjen e Berishës dhe Ramës në kuadër të krizës politike.

10-02-2010 - SHBA e OSBE: Tryeza të zgjidhë ngërçin politik

14-02-2010 - Ambasadori i Spanjës në Tiranë, Manuel Montobio, i cili është edhe zëri kryesor i Bashkimit Evropian, kërkoi që deputetët e opozitës të kthehen në Kuvend.
 
17-02-2010- Tryeza e presidencës mbyllet pa asnjë rezultat dhe propozim konkret për krizën.

18-02-2010 - Përfaqësuesja e Lartë për Politike të Jashtme dhe Sigurinë në BE, Catherine Ashton ka deklaruar se është kundër bojkotit të Partisë Socialiste dhe se deputetët e saj duhet të kthehet në Kuvend.

22-02-2010 – Kreu i delegacionit të KE-së, Mevlut Çavushoglu ka zhvilluar takim me Topin, duke theksuar se rezolutën e këtij institucioni e zbatoi vetëm presidenti.

24-02-2010 - Për 40 minuta e gjithë Shqipëria në terr për shkak të një rrufeje në Vaun e Dejës, çka shkaktoi shkëputje të rrjetit energjetik në të gjithë vendin.
25-02-2010 –Pyetësori i BE-së, Bregu: Përfundojnë përgjigjet e 29 kapitujve

01-03- 2010-Gjykata e Lartë pushon çështjen ndaj Fatmir Mediut
10-03- 2010 - Sekretarja e Jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton ka deklaruar se heqja e vizave duhet të bëhet në shkëmbim të reformave.

12-03- 2010 - Ambasadori amerikan në Tiranë John Withers e ka kundërshtuar hapur ligjin për Shërbimin Informativ Shtetëror, i miratuar nga Komisioni i Ligjeve.

16-03- 2010 - NATO-ja i ka kërkuar qeverisë shqiptare që të anulojë ligjin për Shërbimin Informativ Shtetëror. Po këtë ditë, projektligji për Shërbimi sekret ka marrë “ok”-në e Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare.
17-03- 2010  -Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikën e Jashtme të Bashkimit Evropian, Stefan Fule, dy ditë pas ardhjes në Tiranë, ka deklaruar se shpresonte se ngërçi politik do të zgjidhej brenda datës 19 Mars.

19-03- 2010  - Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fule, ka zhvilluar një takim me kryeministrin Sali Berisha, ku ka theksuar se heqja e vizave varet edhe nga zgjidhja e krizës politike.

27-03- 2010  - Ambasada greke i kërkon falje Shqipërisë për parullat antishqiptare të ushtarëve grekë gjatë një parade.
01/04/2010 – Tjetër skandal me thirrje antishqiptare në Greqi

12/04/2010 – Vizat, publikohet draft-raporti i ekspertëve të KE-së, ku theksohet se pavarësisht hapave të bërë, në Shqipëri ka ende trafik të lëndëve narkotike, qenieve njerëzore si dhe armëve.
15 /04/2010 -Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch, duke folur për bojkotin e Parlamentit nga ana e Partisë Socialiste, deklaroi se vijimin i këtij bojkoti dëmton miratimin e ligjeve të rëndësishme.
24 /04/2010 – Eurodeputetja Tanja Fajon deklaron se vendimi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Shqipërisë dhe të Bosnjës mund të shtyhet për në fund të këtij viti.

26 /04/2010 - KE pasqyron raportin e vizave për Shqipërinë, ku theksohet se janë përmbushur pjesa më e madhe e kushteve të kërkuara.

28 /04/2010 - Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Stefan Fule, gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm, Ilir Meta, ka kërkuar ndryshimin e situatës politike në Shqipëri.

21/05/2010 - Kuvendi i Shqipërisë ka kaluar dy emrat nga tre të tillë të propozuara nga presidenti Bamir Topi, për të zënë vendet vakant në Gjykatën Kushtetuese.
23 /05/2010 - Gjykata Kushtetuese thuajse jashtë funksioni. Ajo kishte vetëm tre anëtarë nga 9 të tillë.

26 /05/2010 - Kolegji i Komisioneve të Bashkimit Evropian, ka miratuar rekomandimet për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën.
05/06/2010 - Presidenca spanjolle e Bashkimit Evropian shpreh besimin se regjimi i vizave “Shengen” për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën do të hiqet brenda këtij viti.
10/06/2010 – Shqipëria i dorëzon KE-s përgjigjen e pyetjeve shtesë.
24/06/2010 – Ligji “Antimafia” përfundon në Gjykatën Kushtetuese
25/06/2010 – Kryetari i Grupit të Partive Popullore të Parlamentit Evropian, Jozef Daul, takon presidentin Topi, ku thekson se drejtuesit politikë shqiptarë duhet të shohin nga e ardhmja demokratike e vendit.
 
25/06/2010 – Pensionet, Gjykata Kushtetuese u jep të drejtë ish-ushtarakëve

02/07/2010 – Presidenti amerikan Barak Obama propozon Aleksandër Arvizu ambasador për Shqipërinë.
15/07/2010 – Ekspertët nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian përfunduan misionin teknik në Shqipëri, në kuadër të procesit për liberalizimin e vizave.
17/07/2010 – Aksident tragjik në Rrëshen ku humbin jetën 14 persona, pasi autobusi ra në një greminë.

05/08/2010 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendos që të shtyjë vendimin për djegien e fletëve të votimit.
08/08/2010 – Greqi, ultranacionalistët organizojnë miting antishqiptar
13/08/2010 –  Një 35-vjeçar është aksidentuar qëllimisht nga disa të rinj në Himarë. Ngjarja shkaktoi protesta të shumta në Himarë dhe reagime në qarqet politike.
14/08/2010 –  Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale, Ansatas Janullatos kërkoi nga autoritetet zbardhjen e krimit dhe vënien para ligjit të përgjegjësve.

27/08/2010 –   Deputetët Albana Vokshi dhe Erion Braçe u thirrën në Prokurorinë e Tiranës për të dëshmuar lidhur me akuzat e ngritura për lejet koncesionare në sektorin publik.

02/09/2010 – SHBA-të kërkojnë ekstradimin e Almir Rrapos, ish-zyrtar i Ilir Metës, i cili u arrestuar më 2 korrik.
07/09/2010 – Banorët e Dukatit në Vlorë përleshen me policinë për pronat e tyre. Ngjarja shkaktoi reagime të shumta edhe brenda rradhëve të politikës.
07/09/2010 – Presidenti Bamir Topi dekreton 8 majin 2011 për zhvillimin e zgjedhjeve lokale në vend.

09/09/2010 – Presidenti Topi kërkon lejimin për ndërtimin e një xhamie në Tiranë, kërkesë e pa realizuar prej vitesh nga Bashkia e Tiranës.

09/09/2010 – KQZ shtyn vendimin për djegien e fletëve të votimit

16/09/2010 –Presidenti i Republikës, Bamir Topi dekreton tre anëtarë të rinj të Gjykatës së Lartë.

20 /09/2010 – Prokuroria e Tiranës sekuestron dokumentet e privatizimit të ish-Ekspozitës “Shqipëria Sot”, ku u akuzua publikisht ish-ministri i Ekonomisë, Genc Ruli.

27/09/2010 – Ambasada amerikane në Tiranë kërkon nga Parlamenti miratimin e ligjit për ngritjen e Gjykatës Administrative.
30/09/2010 – PS nuk jep votat e saj për ngritjen e Gjykatës Administrative
05/10/2010 - Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama deklaron se do të hetohen akuzat e politikanëve ndaj njëri-tjetrit.

06/10/2010 - Selia e OSBE-së në Tiranë, ka kërkuar nisjen e përgatitjeve për zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm.

06/10/2010 - Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë shpreh  zhgënjimin për mos votimin e ligjit për Gjykatën Administrative nga ana e opozitës.

24/10/2010 – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvillon ceremoninë e martesës me zonjën Linda Basha, e divorcuar pas 20-vitesh martesë.

28/10/2010 – Zbulohet skandali mbi varrezat në fshatin Boboshticë të Korçës, ku minoritarët grekë kishin dhunuar eshtrat e të vdekurve për zgjerimin e memorialit.

08/11/2010 – Parlamenti Evropian miraton vendimin përfundimtar për heqjen e vizave afatshkurta për Shqipërinë. Vendimi u miratu me shumicë të theksuar votash dhe me shumë pak kundër.
08/11/2010 – Një autobusë bie në humnerë në Ballsh, teksa udhëtonte në drejtim të Greqisë. Për pasojë, 9 persona mbetën të vdekur dhe disa të tjerë të plagosur.
11/11/2010 – Nisja përmbytja katastrofale në Shkodër
11/11/2010- Katër fëmijë të një familje në Sukth të Durrësit humbin jetën për shkak të një qiriu të lënë ndezur gjatë natës.
15/11/2010- Kryetari i Bashkisë së Tiranës premton ndërtimin e një xhamie të re në kryeqytet.
19/11/2010- Departamenti amerikan i Shtetit thekson se Bashkia e Tiranës nuk dha leje për ndërtimin e një xhamie
 24/11/2010- Ish-zyrtari i Ministrisë së Jashtme, Almir Rrapo ekstradohet për në SHBA pa u marrë më parë një vendim nga drejtësia shqiptare.
15/12/2010 – Hyn në fuqi vendimi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Shqipërisë.
16/12/2010 – Ministria e Arsimit përgatit një projektligj për ndalimin e simboleve fetare në shkollat publike.

Përgatiti: Saimir Lleshi

                                                                                             2010-12-31 08:59
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›