E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja e Veriut sulmon Hillary Clinton : Një zonjë qesharake

Koreja e Veriut ka komentuar lidhur më sekretaren amerikane të shtetit, Hillary Clinton. Sulmet kanë qenë personale ndaj shefes së diplomacise amerikane dhe nuk kanë patur në shënjestër SHBA-në, por vetë zonjen Clinton. "Clinton ka mungesë të theksuar inteligjence, një zonjë qesharake. Ndonjëherë ajo duket si gjimnaziste dhe herë të tjera ngjason me pensionistët që dalin për shoping", citohet në agjensine shtetërore koreanoveriore KCNA. Tensionet diplomatike mes Koresë së Veriut dhe SHBA-së kane kulmuar pas deklarates së Penianit se bisedimet gjashtë paleshe të cilat ishin bllokuar thuajse për një vit kanë përfunduar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›