E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, 40 të arrestuar për korrupsion dhe pastrim parash

Më shumë se 40 persona, përfshirë politikanë, zyrtarë dhe disa rabinë, janë arrestuar gjatë një superoperacioni të FBI-së në SHBA. Rreth 300 agjentë u aktivizuan në ketë operacion në disa lokalitete në New Jersey e New York, pasi dyshimeve për korrupsion dhe pastrim parash. Tre kryetarë bashkiakë nga New Jersey dhe dy anëtarë të legjislaturës së shtetit, ishin ndër ata që u ndaluan nga autoritetet. Njëri ndër të arrestuarit akuzohet për trafikim organesh njerëzore, ku përfshihen izraelitët. Ka nga ata që akuzohen për mitmarrje. Sipas autoriteteve, arrestimi dhe paraqitja në gjyq ishte ishin pjesë e një hetimi dhjetëvjeçar gjatë të cilit FBI tha se kishte zbuluar se marrja e rryshfetit ishte futur thellë në kulturën politike të New Jersey. 300 agjentë të FBI-së kanë bastisur dhjetëra lokacione në New Jersey dhe New York në kuadër të një hetimi dhjetëvjeçar që ka rezultuar me dënimin e disa zyrtarëve shtetëror. Ndërkaq të enjten, pesë rabinë hebrenj dhe disa politikanësh të nivelit të lartë ishin në mesin e 44 të arrestuarëve, përfshirë edhe kryetarin e bashkisë të Hoboken-it, Peter Cammarano, që ka qenë në zyrë vetëm 23 ditë dhe tani akuzohet se ka marrë rrushfete. Ushtruesi i detyrës së prokurorit, Ralf Marra, tha se korrupsioni ishte bërë një stil i jetesës për të akuzuarit dhe se ata po jetonin në një zonë të pamoralshme. Rrjeti i spastrimit të parave ku ishin të përfshirë së paku 3 milion dollarë ishte i zgjeruar nga Shtetet e Bashkuara në Izrael dhe Zvicër.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›