Debate në Konferencën e Kryetarëve, nuk mitarohet kalendari

Mbledhja e parë e Konferencës së kryetarëve të grupeve parlamentare për këtë vit është shoqëruar me debate mes palëve.
Ndërsa pritej që konferenca e kryetarëve të miratonte programin tre mujor dhe kalendarin e tre javëve të para të punimeve të Kuvendit që nisin ditën e hënë nuk ka ndodhur kështu.
Mbledhja është shoqëruar me debate të ashpra mes palëve për ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar duke mos u miratuar edhe kalendari I punimeve të kuvendit.
Ndërkohë këtë vit pritet të shihet se sa të angazhuara do të jenë mazhoranca dhe opozita, për të vijuar zbatimin e marrëveshjes së arritur 14 nëntorin e vitit të shkuar.