Koreja e Veriut,trajneri në kantier,lojtarët poshtërohen
KORE E VERIUT- Futbollistët dhe trajneri i Koresë së Veriut kanë pësuar një poshtërim publik pas eksperiencës në Botërorin e Afrikës së Jugut, ku ata pësuan 3 humbje dhe u eliminuan që në grup. Ndaj tyre është zhvilluar një proces publik, me akuzën se në humbjen 7-0 ndaj Portugalisë “nuk kanë ndjekur udhëzimet e dhëna nga udhëheqësi Kim Jon Il.
Lajmi është publikuar të mërkurën në gazetën koreano-jugore “Chosun Ilbo”, sipas së cilës, trajneri Kim Jong Hun është përjashtuar nga partia dhe është çuar të punojë në një kantier ndërtimi në Pyong Gyang. Ndërkohë, vetëm 3 ditë pas kthimit nga Afrika e Jugut, më 2 korrik, e gjithë skuadra është detyruar të qëndrojë në këmbë në Pallatin e Kulturës Popullore, ku i është nënshtruar një kritike të fortë ideologjike prej 6 orësh. Të vetmit që i kanë shpëtuar procesit ishin dy lojtarët e lindur në Japoni An-Jong Hak dhe Jong-Tae Se, ky i fundit për shkak se shpërtheu në lot gjatë këndimit të himnit koreano-verior në ndeshjen me Brazilin. Rreth 400 funksionarë, mes të cilëve Ministri i Partisë së Punëtorëve, Ministri i Sporteve, atletë të tjerë dhe studentë kanë marrë pjesë në kritikën publike, ndërsa komentatorit sportiv të televizionit KCTV, Ri Dong-Kyu, i është ngarkuar detyra të përzgjedhë pikë për pikë të gjithë gabimet e futbollistëve të veçantë.
“Trajneri Kim Jong Hun dhe futbollistët u detyruan të qëndrojnë në këmbë, ndërsa atletët dhe studentët në mënyrë të alternuar i kritikonin. Në fund të sesionit, futbollistët me radhë kanë kritikuar trajnerin e tyre”, bën të ditur Radioja Free Asia. Një poshtërim publik për këtë kombëtare, e cila pavarësisht tre humbjeve, ndodhej në grupin më të vështirë të kampionatit botëror, me Brazilin, Portugalinë dhe Bregun e Fildishtë. Në vendin komunist, humbja 2-1 me Brazilin u kalua si një sukses, por disfata 7-0 me Portugalinë paralajmëroi dënimin e të gjithëve në kombëtare.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)