Greqia ndërmjetësee bisedimevePrishtinë-Beograd
ATHINE- Greqia do të ndërmjetësojë bisedimet e reja mes Prishtinës dhe Beogradit. është ky mesazhi që vetë numri 2 i diplomacisë greke Dimtris Droutsas do të cojë këtë fundjavë në Kosovë dhe Serbi me porosi të shefes së diplomacisë europiane Kethrin Ashton. Lajmi është bërë publik nga e përditshmja kosovare Express, sipas së cilës Droutsas do të vizitojë dy kryeqytetet për të sjellë mesazhin e BE për negociata mes këtyre dy vendeve.
Vetë Droutsas ka konfirmuar vizitën e tij pas konsultimeve në Bruksel me shefen e diplomacisë europiane. “Ne jemi tashmë në kontakt me palët e interesuara për të zgjidhur detajet e këtij udhëtimi dhe shpresoj se këtë do ta bëj gjatë fundit të javës”, ka thënë ministri i jashtëm alternativ grek.
Droutsas ka thënë se Greqia është vendi më i duhur për këtë iniciativë për shkak të pozicionit që ka mbajtur karshi Kosovës dhe Serbisë në dy vjetët e fundit. Droutsas ka theksuar se Prishtina dhe Beogradi duhet të ulen për të biseduar, por nuk ka specifikuar asnjë temë për bisedime.
“Beogradi dhe Prishtina duhet të kthehen në tavolinë për të diskutuar dhe për të gjetur një zgjidhje paqësore për këtë çështje. Dhe saktësisht ky është mesazhi nga BE’ja që ne do të kemi rastin ta çojmë gjatë vizitës në rajon”, ka thënë ai.
Ai mohoi se vendi i tij bashkë me 4 shtete të tjera të BE që nuk e kanë njohur ende pavarësinë, kanë patur presion për njohje.
(e.n/express/BalkanWeb)