E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja pritet të bëjë tjetër provë bërthamore

Phenian - Koreja e Veriut pritet të lëshojë një raketë tjetër me rreze të shkurtër veprimi, ditën e sotme ose nesër. Fakti bëhet i ditur nga agjencia koreanojugore e lajmeve, e cila citon një zyrtar të Koresë së Jugut.

Koreja e Veriut zhvilloi dje provën e dytë bërthamore duke lëshuar tre raketa me rreze të shkurtër veprimi. Ky veprim i shtetit komunist solli reagimin e menjëhershëm të komunitetit ndërkombëtar.

"Koreja e Veriut shpalli ndalimin e lundrimit të anijeve në brigjet e provincës jugore Pyongan në datat 25-27 maj. Duket se Pheniani ka vendosur të lëshojë një raketë tjetër me rreze të shkurtër veprimi sot ose nesër", njoftoi agjencia duke cituar burimin e paidentifikuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›