E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Berisha mashtrime

Tiranë -Konventa elektorale e dy ditëve më parë të Partisë Demokratike, nuk ishte gjë tjetër veçse një përsëritje identike e premtimeve mashtruese elektorale të vitit 2005 nga Partia Demokratike dhe Kryetari i saj z. Berisha, deklaroi sot kreu i LSI-së, Ilir Meta.
Gjatë një konference për shtyp, Meta theksoi se Sali Berishës, ju deshën katër vite, për t’u kujtuar se duhen masa fiskale për mbrotjen e biznesit, duke i ndihmuar ata për të përballuar sigurimet shoqërore apo për të përjashtuar nga fitimi bizneset në zonat e thella të vendit.

“Sali Berishës ju deshën katër vjet për të kuptuar që transparenca e tij në prokurimet publike, prokurimin elektronik, kthimin e pronave apo procesi i legalizimeve janë një dështim i plotë dhe tani del me teorinë në fund të mandatit, që të japë shërbime me konçension ndoshta ndonjë kompanie të mikut të tij Fazlliç”-tha më tej Meta, duke përmendur këtu edhe një sërë sektorësh të tjerë ku hasen probleme, siç është bujqësia, problemet me ujin e pijshëm, etj.

“Nuk kemi më kohë për të analizuar dështimet skandaloze të qeverisjes Berisha dhe demagogjinë e tij skandaloze, por tani është Koha për Veprim, ndaj ftoj të gjithë qytetarët shqiptarë, i ftoj të gjithë demokratët e zhgënjyer të bashkojnë votën për të larguar njëherë e mirë keqqeverisjen e Berishës dhe të gjitha strategjitë që ajo po le pas me në krye tragjedinë e Gërdecit dhe njëkohësisht bashkë me to dhe varfërinë, papunësinë dhe skamjen për shumicën e familjeve shqiptare”-përfundoi kreu i LSI-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›