E Diel, 1 Nëntor 2026

Rikonstruksion, bulevardit “Petro Nini”, te Tregu Elektrik Luljeta Ndoka

Bulevardi “Petro Nini Luarasi”, mjaft i amortizuar tashme, do te shnderrohet ne nje bulevard me parametra bashkekohore, fale nje investimi prej 63,7 milione lekesh, te Bashkise se Tiranes. Kjo e fundit ka nisur dje rikonstruksionin e plote te ketij bulevardi, i cili gjendet prane zones se njohur, si Tregu Elektrik. Kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha, i pranishem ne nisjen e punimeve, tha se pas 8 muajsh, bulevardi me gjatesi 805 m do te shnderrohet ne nje rruge te standardeve me te mira evropiane. Gjate nisjes se punimeve, Basha shprehu kenaqesine per fillimin e punimeve te ketij projekti te miratuar me buxhetin e vitit 2012 dhe te identifikuar nga vete qytetaret e njesise bashkiake nr.2, si projekti kryesor, prioritar i kesaj zone. “Kenaqesia shumefishohet, kur kemi parasysh mosbesimin me te cilin me te drejte, disa qytetare te Tiranes dhe te njesise bashkiake nr.2, perkthenin edhe premtimin tone per kete projekt, mosbesim i ligjshem sic thashe, sepse kjo rruge eshte premtuar shume here, disa here edhe eshte derdhur ndonje lopate zhavorr. Por kjo eshte hera e pare, qe ne do te nderhyjme ne menyre kaq intensive dhe do i kthejme “Petro Nini Luarasit”, kesaj rruge te rendesishme qe ne fakt quhet edhe bulevard, te gjithe parametrat moderne”, tha kryebashkiaku. Sipas tij, mbi 12 mije banore perfitojne nga ky investim i Bashkise se Tiranes, per shkak edhe te rendesise qe kjo arterie luan ne transportin jo vetem te njesise bashkiake nr.2, por edhe te gjithe qytetit te Tiranes. Ne 505 metra gjatesi te bulevardit, gjeresia e tij parashikohet te jete 11.5 m dhe trotuare variabel 2 deri ne 3m nga te dy krahet, ndersa ne gjatesine fundore te tij, prej 300 metrash, gjeresia do te jete 7 m dhe trotuare 2 m ne dy anet. Kjo rruge do te kete te gjitha shtresat e nevojshme te inxhinierise nentokesore, ujesjelles-kanalizimeve, me riparimet e nevojshme ne rrjetin ekzistues dhe shtrimin e rrjetit tjeter, kabllot e telefonise dhe internetit, ndricimin me mbi 50 shtylla te reja dhe riparimin e ndricimit aktual dhe do te mbillen mbi 150 fidane te rinj pemesh. Kreu i Bashkise beri te ditur, se brenda pak ditesh do te nise puna per nje rehabilitim provizor te rruges prane Tregut Elektrik, qe lidh bulevardin “Petro Nini Luarasi” me rrugen “Ali Demi”, nderkohe qe ka nisur projekti i tij dhe eshte pjese e investimit te buxhetit te vitit 2013. Kjo arterie do te kontribuoje ne lehtesimin e trafikut. Ky segment rrugor, ben te mundur qarkullimin e automjeteve nga bulevardi “Petro Nini Luarasi”, ne rrugen “Ali Demi”, per te vijuar me rrugen “Kont Leopold Bertold” dhe me bulevardin “Bajram Curri”.

Te dhenat e punimeve:

Bulevardi “Petro Nini Luarasi”, ka nje gjate 805 m

Investimi kap vleren e 63,7 milione lekesh

Punimet perfundojne pas 8 muajsh

Do te ndertohen 50 shtylla te reja me ndricim

Do te mbillen mbi 150 fidane te rinj pemesh

Investimi eshte i parashikuar ne buxhetin 2013-01-13

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›