E Diel, 1 Nëntor 2026

Koreografja La France sjell nje menyre te re vallezimi

Koreografja nju jorkeze Noemi Lafrance i krijon vallezimet e saj ne vende te pazakonta- hapesira publike taraca ndertesash e madje disa here dhe neper fasadat e tyre. Krijimin e saj te fundit ajo e vendosi ne nje depozite kripe te madhe qe perdoret ne rruget e Nu Jorkut kur mbulohen nga bora. Ne nje interviste per Zerin e Amerikes koreografja dhe producentja laFrance me origjine kanadeze flet per punet e saj te fundit si dhe per krijime te tjera te rendesishme te karrieres se saj artistike.

Ne nje cep te nje rruge te zhurmshme prane portit ne Nju Jork ku anijet kalojne ne Lumin Lindor dhe trenat gumezhojne mbi uren e Manhatenit kercimtaret duken sikur jane te ngjitur ne nje mur cimentoje dhe te japin idene se nga trupat e tyre rrjedh nektar blete duke dhene keshtu nje pamje te pazakonte. E quajtur Melt kjo koreografi eshte krijimi i fundit i artistes Noemi LaFrance.

Koreografia Melt eshte frymezuar nga i nxehti. Deshiroj qe te tregoj kufijte qe ka trup njerezor perballe te nxehtit. Nese Dielli papritur nis te nxehe edhe me shume ne realisht nuk mund ta perballojme kete.

Disa prej kercimeve te saj kerkojne te terheqin vemendje per ceshtje sociale qe kane lodhje me nje lokalitet si shfaqja qe ajo vendosi ne pishinen e parkut McCarran te Nju Jorkut.

Doja te terhiqja vemendjen per kete pishine te braktisur per te cilen nuk kujdesej askush dhe ajo ishte lene pas dore prej 20 vitesh.

Kercimet e tjera jane te frymezuara nga hapesira si ky qe u zhvillua ne taracen e qendres se artit Fisher ne kolegjin Bard te Nju Jorkut e projektuar nga arkitekti amerikan Frank Gehry.

shte misteri qe keto ndertesa mbajne ajo qe i ben shpesh te pakuptueshme. Muret e drejta jane lehtesisht te kuptueshme ndaj mendoj qe puna e tij i ben njerezit te mendojne rreth formave dhe se si ai ka arritur ti krijoje ato.

Noemia Lafrance krijon koreografin dhe per kameren... Ajo eshte e famshme ne nje video me artistin Feist e ne bashkepunim me regjizorin Patrick Daugher.

Ishte shume frymezuese krijimi i kesaj vepre dhe fillimisht ishte ideja e Feist qe te bente dicka nisur nga mosha e saj e re. Ajo mori pjese ne lojrat olimpike dhe ajo mendoi qe pjesa te ishte me shume kercimtare ndaj ne u perpoqem qe te jepnim kete ide duke e sjelle me njerezore sikur te ishin nje grup miqsh qe vallezonin.

Ne kontrast me punet e tjera te saj kercimtaret e Melt jane shume te kufizuar ne levizjet e tyre.

Ata jane si insektet e ngulura ne mur me nje gjilpere me koke. Kam perdorur shume zera insektesh ne kete pjese por gjithashtu e mendoj si nje lloj skulpture kete pjese ose si nje pikture e gjalle.

Ne fakt pjesa Melt nuk eshte preshkruar si interpretim koreografik ajo eshte cilesuar si vallezim i instaluar. Kercimtaret faktikisht mbeten te pozicionuar pergjate dy neteve te shfaqes ndresa qindra njerez jane ne rradhe per te perjetuar kete eksperience koreografike.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›