E Shtunë, 31 Tetor 2026

Politika dhe gjuha

Politics and the English Language Politika e gjuha angleze eshte nje ese qe George Orwell publikon me 1946 e ku argumenton hollesisht abuzimin me gjuhen angleze dhe korrupsionin e gjuhes ne pergjithesi

George Orwell 1946

vijon nga numri i djeshem

Pas ketij katalogu shtremberimesh e mashtrimesh do sjell nje tip tjeter shkrimi qe eshte ende ne origjine. Kesaj here duhet domosdoshmerisht te flitet per nje pjese te sajuar. U propozoj lexuesve perkthimin e nje proze te mire ne nje anglishte moderne te llojit me te keq. Ky eshte nje pasazh i famshem nga Ecclesiaste
I returned and saw under the sun that the race is not to the swift nor the battle to the strong neither yet bread to the wise nor yet riches to men of understanding nor yet favour to men of skill but time and chance happeneth to them all.
Une pashe dhe nen diell se gara nuk eshte e te shpejteve lufta e te forteve e as buka e te mencurve pasuria e mendjemprehteve e favori i inteligjenteve pasi koha e rasti u ofrohet te gjitheve.
Ja ne nje anglishte moderne
Objective considerations of contemporary phenomena compel the conclusion that success or failure in competitive activities exhibits no tendency to be commensurate with innate capacity but that a considerable element of the unpredictable must invariably be taken into account.
Konsideratat objektive ne lidhje me dukurite aktuale te cojne ne konkluzionin se suksesi ose deshtimi ne aktivitetet konkurruese nuk tregojne tendencen qe perputhet me aftesinee lindur por qe nje sasi e konsiderueshme e papraktikueshme duhet patjeter te merret parasysh.
Kjo eshte nje parodi dhe jo shume e theksuar. Per shembull pasazhi i mesiperm permban mjaft segmente te te njejtit tip anglishteje. Sic e vute re perkthimi im nuk ishte i vertete e ekzakt. Fillimi e fundi riprodhon me mjaft besnikeri kuptimin e frazes origjinale por ne pjesen qendrore te pjeses imazhet konkrete gare buke lufte shperndajne ne nje menyre te paqarte shprehese suksesin e konfliktin ne situata konkurruese. E keshtu duhet te jete pasi asnje shkrimtar bashkekohor te cileve po u referohem asnje i afte te perdore shprehjen si analize objektive e fenomeneve moderne nuk do te katalogonte kurre mendimet e tyre me nje detajim kaq ekzakt. Proza moderne tenton qartesisht ti largohet konkretes. Le ti analizojme tani nga afer dy pasazhet e mesiperme. E para permban 49 fjale me vetem 60 rrokje e te gjitha termat e perdorur jane te perdorimit te perditshem. Pasazhi i dyte permban 38 fjale me 90 rrokje 18 terma te perdorura kane rrenje latine e nje greke. Ne te parin shfaqen gjashte imazhe te gjalle e vetem nje shprehje qe mund ta quajme te vaget koha e rasti. Ne te dytin nuk gjendet as edhe vetem nje fjale interesante e mirefillte madje perkunder 90 rrokjeve te saj ofron vetem nje version te reduktuar te kuptimit te sjelle nga pasazhi i pare. E megjithate eshte pa dyshim tipi i dyte qe perhapet me shume ne anglishten moderne. Nuk dua ta ekzagjeroj por kjo nuk eshte menyre te shkruari... e shkruara nuk eshte akoma universale e gjurme te thjeshtesise shfaqen here pas here dhe ne faqet me te keqshkruara. Ndoshta po tju kerkonin juve te shkruani dicka per fatin e pasigurise njerezore me shume mundesi do te ishit afruar me shume rezultatit te ngjashem me fantazine time sesa atij te Ecclesiaste.
Sic u perpoqa te demonstroja anglishtja moderne ne versionin e saj te keq nuk zgjedh fjalet ne virtyt te kuptimit te tyre e as nuk krijon imazhe per ta sjelle me te qarte fjalimin. Perkundrazi kombinon shirita te gjate fjalesh qe kane qene te ndertuar e sistemuar nga te tjeret per te pasur nje rezultat me te prezantueshem me ane te nje mashtrimi te vertete. Fuqia terheqese e ketij stili te shkruari vjen nga thjeshtesia e tij. Eumlshte me e thjeshte madje me e shpejte po tia marresh doren te thuash Sipas opinionit tim nuk eshte nje hipoteze e justifikuar sesa te thuash Une mendoj keshtu. Kush merr ne zoterim fjale gati per tu perdorur nuk preokupohet as per ritmin e propozimeve pasi keto fjale jane studiuar pergjithesisht ne menyre qe te rezultojne euforike. Kur nje tekst krijohet me shpejtesi si p.sh kur i diktohet nje stenografi apo mbahetnje fjalim eshte me lehte te biesh ne nje stil pompoz e te latinizuar.
Fraza si Nje konsideracion qe duhet ta mbajme mire ne mendje apo nje konkluzion qe ne do aprovojme menjehere u kursen shume pasazheve teksteve krijuese nje perfundim te papritur. Perdorimi i metaforave ngjashmerive shprehjeve frazeologjike tashme te veshura con ne nje zvogelim te dukshem te sforcimit mental por duke sakrifikuar kuptimin qe mbetet i vaget jo vetem per ate te cilit i eshte destinuar por dhe per vete autorin. E ky eshte efekti i metaforave te perziera.

I vetmi qellim i metafores eshte te risjelle nje imazh viziv. Kur keto imazhe kapercehen si ne frazat Oktapodi fashist kendoi kengen e tij te mjellmes grushti i hekurt u hodh ne ene eshte fare e qarte se autori nuk ka fare ne mendje imazhin e objekteve per te cilat flet.
Merrni akoma ne konsiderate shembujt qe dhashe ne fillim te esese. Prof. Laski perdor pese forma negative ne 53 fjale njera prej te cilave eshte superflu duke e bere tere pjesen absurde - duke shtuar dhe gabimin se alien perdoret ne vend te akin gje qe gjeneron nivelin e turbullt te tekstit.
Profesor Hogben disaprovon rolin e nje shprehje te perditshme si put up with e nuk impenjohet te kontrolloje ne fjalor se cdo thote kjo fjale. Nje shembullin 3 eshte pothuajse e kote te luash rolin e jo shpirtmadhit pasi eshte komplet pa kuptim e qe mundesisht mund te kuptohet vecse duke lexuar pjesen tjeter te artikullit nga e cila eshte marre. Ne shembullin 4 autori e di pak a shume se cdo te flase vecse akumulimi i frazave te kota e mbyt si gjethet e cajit kur bllokojne lavamanin.

Ne te 5-n fjalet e kuptimi jane te ndare pothuajse ne gjithcka.
Personat qe shkruajne keshtu kane pergjithesisht nje emotiv levizes - urrejne dicka dhe e shprehin duke vleresuar dicka tjeter dhe nuk jane te interesuar te shfaqin ne detaje ate qe po thone.
Nje shkrimtar real ne cdo fraze qe shkruan duhet te beje te pakten kater pyetje
1. Cfare po kerkoj te them
2. Me cfjale do ta shpreh
3. Cfare imazhi apo menyre te theni do ta bej me te qarte
4. Cili imazh eshte mjaft i fresket qe te jape nje efekt
Me shume mundesi do te shtoj dy pyetje te tjera
5. Si mund ta them me shkurt
6. Kam shkruar dicka te shemtuar te panevojshme
Por nuk jeni te detyruar te beni tere kete lodhje. Mund tia dilni mjaft lehte duke hapur mendjen e duke lene hyrjen e fjaleve te gatshme ne perdorim. Ato do krijojne fraza per ju do mendojne ne vendin tuaj e ne nevoja do tju japin nje sherbim te rendesishem duke fshehur pjeserisht dhe tek ju kuptimin e asaj qe donit te thoshit.
E ne kete pike behet mjaft e qarte marredhenia midis politikes e korrupsionit te gjuhes. Ne ditet e sotme eshte pergjithesisht e vertete se proza politike eshte nje proze e keqe. Kur kjo gje nuk eshte e vertete atehere do te zbulohet se shkrimtari eshte nje rebel qe po kerkon te shpreh opinionin e tij e jo linjen e partise. Ortodoksia e cfaredolloj ngjyre duket se kerkon nje stil pa jete artificiale.

Zhargoni politik qe shfaqet ne pamflet ne artikuj ne manifeste ne programet e aksioneve te qeverise e ne fjalimet e nensekretareve te ndryshem natyrisht te nje partie e tjetre ne aspektet mbetet gjithnje konstante nuk gjenden kurre propozime origjinale te menduara e te shkelqyera. Duke degjuar ndonje politikan te lodhur qe mbi podium perserit mekanikishtte njejtat fraze si ndash bestial atrocities mizori shtazarake iron heel thember e hekurt bloodstained tyranny tirani gjakatare free peoples of the world popujt e lire ne bote stand shoulder to shoulder krah me krah ndash shpesh kemi ndjenjen e cuditshme se perballe kemi nje manekin e jonje qenie humane ndjenje qe behet me e mprehte kur rrezet e diellit bien mbi syzet e oratorit duke i transformuar ne dy disqe te bardhe qe fshehin syte brenda tyre. E kjo nuk eshte nje imagjinate. Nje orator qe perdor kete tipologji shprehjeje ka marre tashme rrugen qe e transformon ne nje makine. Nga laringu i tij dalin fjale por truri i tij nuk eshte perfshire ne kete proces si do te ishte po ti zgjidhte personalisht fjalet qe prononcon. Eumlshte i njejti fjalim i shume hereve te tjera oratori mund te jete pothuajse i pavetedijshem ne ate cka po thote si besimtaret qe recitojne liturgjine ne kishe. Kjo gjendje vetedije e reduktuar per mos te thene e domosdoshme favorizon konformizmin politik.
Cdo fjalim politik i shkruar apo oral eshte ne pjesen me te madhe mbrojtje ndaj te pambrojturit. Ceshtje si persekutimi i sundimit britanik ne Indi arrestimet e vrasjet ne Rusi leshimin e bombave ne Japoni mund te mbrohen ne fakt por vetem me argumente shume brutale qe shumica e personave te mund te degjojne e jo te mblidhen per qellime politikisht te zyrtarizuara nga partite politike. Si rrjedhoje gjuha politike formohet ne shumicen e saj ne eufemizem ne argumente tautologjike e mbi nje turbullire totale e te paqene. Fshatra te pambrojtur bombardohen nga lart banoret detyrohen te gjejne strehim fushave kafshet vriten me te shtena mitralozi kapanonet marrin flake nga plumbandezes kjo quhet paqe. Miliona fshatare te privuar nga fermat e tyre e te lene rrugeve pa asgje jetojne vecse me ate pak gje qe mbajne mbi kurriz kjo quhet transferim i popullsise apo sistemim kufijsh. Burra e gra mbahen burgjeve per vite pa proces apo denohen me nje plumb qafe apo ne temth ose dergohen te vdesin ne poshtersi duke mbledhur dru ne Siberi kjo quhet pastrim nga elementet e padeshirueshem.
Nje frazeologji e ngjashme eshte e nevojshme kur kerkohet te nominohen gjera pa dashur evokimin e imazheve korrespondente mendore.
Konsiderojme p.sh. nje profesor nervoz anglez qe merr ne mbrojtje totalitarizmin ne Rusi. Ai nuk mund te thote asgje pa perdorur mjetet e mesme besoj ne shfarosjen e kundershtareve kur kjo con ne nje rezultat te mire. Ai sigurisht do shprehet ne kete menyre While freely conceding that the Soviet reacutegime exhibits certain features which the humanitarian may be inclined to deplore we must I think agree that a certain curtailment of the right to political opposition is an unavoidable concomitant of transitional periods and that the rigors which the Russian people have been called upon to undergo have been amply justified in the sphere of concrete achievement Ndersa duhet pranuar lirisht se regjimi sovjetik permban disa tipare qe nje shpirt humanitar mund te priret per ti denuar e une mendoj se ne duhet te pranojme qe kufizimi i te drejtes politike opozitare ne nje periudhe tranzicioni eshte i pashmangshem dhe rregullat qe populli rus thirret ti nenshtrohet jane gjeresisht te justifikuara ne optiken e rezultateve te arritura..
Nje stil i fryre eshte ne vetvete nje lloj eufemizmi. Nje sere fjalesh latine bie mbi faktet si nje bore e bute duke menjanuar hollesite e mbuluar cdo detaj.

Armiku me i madh i nje fjalimi te qarte eshte mungesa e sinqeritetit. Kur ka nje dallim midis qellimit te vertete e atij te deklaruar u drejtohemi instinktivisht fjaleve te gjata e shprehjeve idiomatike te ngjashme me nje molusk qe leshon boje. Sot ti rrish larg politikes nuk eshte e mundur. Te gjitha ceshtjet jane te lidhura me politiken e politika vete eshte nje dredhi nje mal me genjeshtra marrezi urrejtje e skizofreni. Kur atmosfera e pergjithshme gjeneron gjuha vuan. Pres te zbuloj e kjo eshte vetem nje hipoteze qe njohurite e mia te pamjaftueshme nuk me lejojne te verifikoj se italishtja gjermanishtja e rusishtja kane ndryshuar si rrjedhoje e diktatures se dhjete-pesembedhjete viteve te fundit. Por ne rast se mendimi korrupton gjuhen atehere dhe gjuha mund te korruptoje mendimin. Nje perdorim i keq i gjuhes mund te perhape traditen e imitimit madje dhe midis atyre qe mund te kene apo kane njohuri te medha. Nje gjuhe e degraduar sic kam folur deri tani eshte ne nje fare menyre e vlefshme. Shprehje si come a not unjustifiable hipoteze jo e justifikuar... leaves much to be desired le shume per te deshiruar would serve no good purpose nuk sherben per asnje qellim a consideration which we should do well to bear in mind nje konsiderateqe do ta mbajme mire ne mendje jane tendenca te vazhdueshme nje pako aspirinash e mbajtur perhere ne dore. Duke lexuar nga fillimi kete artikull do te gjenden natyrisht e ne shume raste te njejtat gabime per te cilat po kritikoj te tjeret. Me posten e mengjesit sot mora dhe nje pamflet mbi situaten ne Gjermani. Hap pamfletin e nje nga frazat e para qe lexoj rastesisht The Allies have an opportunity not only of achieving a radical transformation of Germanys social and ... social and political structure in such a way as to avoid a nationalistic reaction in Germany itself but at the same time of laying the foundations of a cooperative and unified Europe Aleatet kane nje mundesi jo vetem per nje transformim rrenjesor e radikal te struktures politike e shoqerore te Gjermanise ne menyre te tille qe te shmanget reagimi nacionalist por dhe per te vene themelet e nje Evrope te bashkuar.

Sic shihet autori ka ndjere nevojen per te shkruar duke imagjinuar besoj se po thote dicka te re e fjalet e tij grupohen si zakonisht ne menyre automatike nen nje renditje monotone. Pushtimi mendjes nga ana e frazave te sherbyera te hedhesh themelet te arrish nje transformim radikal mund te evitohet vetem duke u bere roje kunder tyre pasi secila prej tyre ka efekt anestezist ne trurin tone.
Thashe dhe me pare se prishja e gjuhes sone eshte e kurueshme. Kushdo qe e mohon kete i nisur nga justifikimi ne rast se do te kishte nje te tille ne faktin se gjuha thjesht reflekton situaten sociale ekzistuese e qe nuk mund te influencojme ne zhvillimin e saj duke nderhyre direkt mbi frazat e ndertimin e tyre. Persa i perket tonit te pergjithshem e shpirtit te gjuhes ky vezhgim mund te jete i vertete por qe nuk eshte me ne rast se analizon detajet. Fjale e shprehje boshe shpesh jane zhdukur nga perdorimi e jo si rrjedhoje e procesit evolucionist por fale veprimit te vetedijshem te nje minorance. Dy shembuj konkrete jane explore every avenue mos le asnje rruge pa eksploruar dhe leave no stone unturned mos le asgje pa marre jane eliminuar fale vendimit te nje grupi gazetaresh. Ekziston nje liste e gjate metaforash te fryra nga te cilat mund te heqim dore ne qofte se nje numer i mjaftueshem personash i intereson kjo dhe do ishte e mundur eliminimi e venia ne loje e not une zvogelimi i fjaleve greke e latine ne nje fraze mesatare evitimi i fjaleve te huaja i termave shkencore te humbur ene pergjithesi nxjerrjen jashte mode te pakenaqesise. Por te gjitha keto jane ceshtje dytesore. Mbrojtja e gjuhes angleze kerkon shume me teper se kjo e ndoshta eshte me mire te niset duke percaktuar se cfare nuk kerkon.
Mbi te gjitha nuk ka te beje fare me arkaizmin me fjale te shqiptimit te vjetruar apo me vendosjen e nje anglishteje standard nga e cila nuk duhet te largohemi. Perkundrazi qellimi mbi te gjitha eshte te heqe te gjithe shprehjet e fjalet idiomatike pa asnje nevojshmeri perdorimi. Nuk ka te beje fare me korrektesine gramatike ose sintaksen te parendesishme kur mendimi eshte i shprehur qarte e as me evitimin e amerikanizmit apo me pasjen e ashtuquajturit stil i mire prozaik. Nga ana tjeter te perhapesh gjuhen angleze nuk do te thote te aprovosh nje hipokrizi te thjeshte ne tentative per ta bere sa me te folur gjuhen e shkruar e as per te preferuar ne cdo situate fjalen saksone ne vend te asaj latine. Kryesisht duhet kuptimi qe udheheq zgjedhjen e fjales e jo e kunderta. Ne proze gjeja me e keqe qe mund te behet me fjalen eshte tu dorezohesh atyre. Kur mendojme nje objekt konkret e bejme pa perdorur fjale dhe vetem me pas po te duam ta pershkruajme ate do kerkojme fjale te drejta qe shprehin saktesisht ate cka kishim ne mendje. Kur mendojme dicka abstrakte tentojme te perdorim fjale qysh ne fillim e ne qofte se nuk bejme nje sforcim te vetedijshem per ta evituar zhargoni tashme i konsoliduar do nderhyje ne mendjen tone duke kryer punen tone me cmimin e ngaterrimit apo ndryshimit te mesazhit. Mundesisht gjeja me e mire per tu bere eshte shtyrja sa me gjate e mundur te kerkeses per fjale e ruajtja e mesazhit mundesisht sa me te qarte me ane te imazheve e ndjenjave. Me pas mund te zgjedhim jo thjesht te pranojme fraza qe me mire shprehin mendimin tone e ne nje kohe te dyte te vendosim veten ne pozitat e lexuesit apo degjuesit e te vendosim se cilat jane pershtypjet qe mund te prodhojme. Ky sforcim i fundit mendor synon te eliminoje te gjitha imazhet konfuze te gjitha frazat prefabrikate falsitetin e paqartesine ne pergjithesi. Megjithese mund te biesh shpesh ne dyshimin mbi efektin e nje fjale apo te nje fraze e ndjehet kerkesa e rregullave ku mund te mbeshtetemi kur instinkti eshte me i paket.
Mendoj se rregullat e meposhtme ndihmojne ne zgjidhjen e nje pjese te madhe dyshimesh
-Mosperdorimi kurre i metaforave ngjashmerive apo figurave te tjera retorike qe lexojme zakonisht ne shtyp.
-Mosperdorimi kurre i nje fjalie te gjate kur fjalia e shkurter mund ta kryeje mjaft mire kete rol.
-Po qe e mundur eliminimi i nje fjale bejeni gjithmone.
- Mos perdorni formen pasive kur mund te perdoret forma aktive
-Mos perdorni kurre nje shprehje te huaj nje term shkencor ose zhargon dhe kur eshte e mundur gjeni nje ekuivalent te gjuhes se perditshme.
- Shkelni qofte dhe nje prej ketyre rregullave para se te thoni barbarizma
Keto rregulla duken fillestare por ne fakt nuk jane kerkojne nje ndryshim te thelle ne sjelljen e kujtdo qe eshte mesuar te shkruaje ne nje stil qe tani eshte ne mode. Nje autor mund te ndjeke te gjitha keto rregulla e mund te shkruaj akoma ne nje anglishte te keqe por nuk do prodhoje kurre dicka te ngjashme me shembujt qe citova me siper. Ne kete ese nuk kam marre ne konsiderate perdorimin letrar te gjuhes por thjesht detyren e saj si nje mjet per te shprehur e jo per te fshehur apo ndaluar mendimin. Stuart Chase e te tjere kane arritur deri ne pohimin ekstrem se te gjitha fjalet abstrakte nuk kane asnje kuptim e kane sherbyer si pretekst per te mbeshtetur nje fare qetesie politike. Kur nuk dime se ceshte fashizmi si mund ta luftojme ate Nuk duhet te pranojme marrezi te tilla por te njohim se kaosi aktual politik eshte i lidhur me prishjen e gjuhes dhe mund ta permiresojme duke u nisur nga fjalet. Duke thjeshtezuar anglishten tone clirohemi nga marrezite me te keqija te ortodoksise fanatizmit. Ne kete rast nuk mund te shprehemi ne ndonje nga dialektet e nevojshme e po te benim nje verejtje te kote budallalleku i saj do te ishte i qarte. Gjuha politike me pak ndryshime kjo qe pohoj vlen per te gjitha partite nga konservatoret tek anarkiket eshte menduar ne menyre te tille qe genjeshtra te duket e vertete vrasja e respektueshme e ajri solid. Nuk mund te ndryshojme gjithcka ne nje moment por te pakten mundemi te ndryshojme zakonet e secilit prej nesh madje mund te bejme te degjohet perbuzja jone ndaj frazave te tilla si
jackboot grusht i hekurt Achilles heel thembra e Akilit hotbed vater melting pot acid test prove veritable inferno ferr i vertete ndash ne plehra ku e kane vendin.
Shenim i autorit
1-Nje demonstrim i qarte i saj eshte menyra se si emrat anglisht te luleve perdorur deri vone jane zevendesuar nga ato greke si snapdragon gojujku eshte bere antirrhinum forget-me-not lule me do sme do eshte bere myosotis. Eumlshte veshtire te individualizosh nje arsye praktike per kete ndryshim ndoshta nga instinkti i zevendesimit te fjaleve shtepiakeme sentimentin e turbullt se greqishtja eshte shkencore.
2-Shembull Katolicizmi i Komfortit ne konceptimin e imagjinaten cuditerisht me perhapje Whitmaneske pothuajse e kunderta e detyrimit estetik vazhdon te evokoje nje kuptim dridhes atmosferik permbledhes ndaj nje humbje kohe pashmangshmerisht te qete e mizore... Wrey Gardnier synon thjeshtesisht me saktesi ne qender te shenjestres. Vetem se ato nuk jane kaq te thjeshta dhe me ane te nje hidherimi te pranuar kerkohet shume me teper se nje doreheqje artificiale e embel-e hidhur Poetry Quarterly.
3-Dikush mund te kurohet nga formimi i not un - duke cuar ne memorie frazen ndjekese A not unblack dog was chasing a not unsmall rabbit across a not ungreen field. nje qen jo i zi ndiqte nje lepur jo te vogel ne nje fushe jo jeshile

Perktheu Alba Kepi

Orwell mendimi zgjedh fjalen

Alba Kepi

Politics and the English Language Politika e gjuha angleze eshte nje ese qe George Orwell publikon me 1946 e ku argumenton hollesisht abuzimin me gjuhen angleze e korrupsionin e gjuhes ne pergjithesi si nje instrument qe duhet te shprehe mendimin e jo ta fsheh apo ta ndaloje ate. Opinione te shumta ka mbi kete veper te tij kush e konsideron snob mendimin oruellian per perdorimin e termave te huaj apo futjen e fjaleve te reja me rrenje latine apo greke te tjere nuk gjejne asgje te keqe ne stilin e prozes qe ai kritikon kurse te tjere vazhdojne ta konsiderojne aktualisht te dobishem ne ate cka ndodh me gjuhen ne pergjithesi.

Politika gjuha e mendimi shpesh ka qene tema kryesore e veprave te Orwellit e sic shkruan ne kete ese Sot ti rrish politikes larg nuk eshte e mundur. Te gjitha ceshtjet jane te lidhura me politiken e politika vete eshte nje dredhi nje mal me genjeshtra marrezi urrejtje e skizofreni. Kur atmosfera e pergjithshme gjeneron gjuha vuan. E korrupsioni i nje gjuhe sipas Orwellit lind nga shkaqe politike e ekonomike e kjo vete me pas behet nje shkak i renies se gjendjes politike e shoqerore te nje vendi.

Kur shkrimtari vihet ne sherbim te nje ideali letersia shkaterrohet - pohonte pak kohe me pare fituesi i cmimit Nobel Orhan Pamuk. Menjehere pas tij Doris Lessing nje tjeter nobeliste e letersise do ta forconte kete arsyetim Nuk kam menduar kurre qe nje roman duhet te jete nje manifest politik edhe pse jo pak here ajo e ka shprehur me pene urrejtjen e saj ndaj Tony Blair. Letersia e politika politika ne letersi shkrimtar politik e politikan shkrimtar ne epoka te ndryshme i kane dhene e marre njeri-tjetrit te shoqeruara shpesh me polemika konfliktuale te mendimeve te ndryshme. Nuk dime nese Orhan Pamuk e Doris Lessing i referohen vepres oruelliane ndoshta po ndoshta jo Lehtesisht i pohueshem eshte fakti se George Orwell eshte nje nga shkrimtaret politike me te medhenj te lsquo900-s dhe kjo ese e tij e verteton. Teksa lexon rreshtat Zhargoni politik qe shfaqet ne pamflete ne artikuj ne manifeste ne programet e aksioneve te qeverise e ne fjalimet e nensekretareve te ndryshem natyrisht te nje partie a tjetre qe ne aspekt mbetet gjithnje konstant nuk gjenden kurre propozime origjinale te menduar e te shkelqyer. Duke degjuar ndonje politikan te lodhur qe mbi podium perserit mekanikisht te njejtat fraze si ndash bestial atrocities mizori shtazarake iron heel thember e hekurt bloodstained tyranny tirani gjakatare free peoples of the world popujt e lire ne bote stand shoulder to shoulder krah per krah - shpesh kemi ndjenjen e cuditshme se perballe kemi nje manekin e jo nje qenie humane ndjenje qe behet me e mprehte kur rrezet e diellit bien mbi syzet e oratorit duke i transformuar ne dy disqe te bardhe qe fshehin syte brenda tyre - kupton se madheshtia e nje shkrimtari eshte se dhe pse mbi 50 vjet nga botimi i vepres cdo fraze tingellon absolutisht kuptimplote e aktuale. Metafora te fryra nje stili i paqarte fjalet pa kuptim e huazime pa vlere qe vihet re ne gjuhen politike pasqyrojne vecse situaten e turbullt politike ekonomike te shoqerise ku ajo eksploron. E per ta permiresuar ate mund te nisemi pikerisht nga gjuha ta leme mendimin te zgjedhe fjalen e jo fjala mendimin.

Gjashte rregulla u ofron shkrimtareve Orwelli per ta pasur nje proze te mire por ajo cka te impresionon me shume jane gjashte pyetjet qe sipas tij nje autor i vertete duhet ti beje vetes1- Cfare po kerkoj te them 2- Me cfjale do ta shpreh 3- Cfare imazhi apo menyre te theni do ta bej me te qarte 4- Cili imazh eshte mjaft i fresket qe te jape nje efekt 5- Si mund ta them me shkurt 6-Kam shkruar dicka te shemtuar e te panevojshme E ndoshta po te respektojme keto politika edhe gjuha mund te shpetojne nga marredhenia e tyre e korruptuar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›