E Diel, 1 Nëntor 2026

Prezantim zhgenjyes i letrave shqipe ne Panairin e Frankfurtit

Frankfurt 12 tetor DW - 7500 ekspozues nga 111 vende prezantuan botimet me te reja ne panairin e 62-te te librit ne Frankfurt. Ne mesin e mbi 280 mije vizitoreve te ketij viti pati edhe shqiptare. Shumica e tyre mbeten te zhgenjyer.

Te shtunen dhe te dielen tek stenda me mbishkrimin Republika e Kosoves vizitoret vinin e iknin. Afro 20 metra katrore hapesire kishin zene kete vit librat e ardhura nga Prishtina por lexuesit nga diaspora te cilet kishin bere deri ne peseqind a gjashteqind kilometra udhe per tu gjendur aty perballe postereve te biografise se Dom Lush Gjergjit per Nene Terezen librave te Dr. Jakup Krasniqit a Daut Demakut nuk dukeshin aspak te kenaqur Erdha me gezim kthehem pakez me deshperim thote Qefserja e cila kishte pritur te gjente te pakten ndonje botim te ri te Dritero Agollit.

Por jo vetem autore te vjeter si Agolli apo Kadare por as edhe botimet me te fundit te ketij viti ne Shqiperi nuk gjendeshin ne panairin me te madh te librit ne bote. E vetmja sipermarrje librash qe mendon se ia vlen investimi vjetor prej mbi katermije Eurosh per kater metra katrore stende eshte agjencia tregtare Botimpex e cila ben keshtu qe edhe Shqiperia te jete nje nga 111 vendet pjesemarrese ne kete ngjarje kaq te rendesishme te botes se librit.

Amerika Latine ne fokus

Ne qender te vemendjes se panairit te ketij viti ishte Amerika Latine prej te ciles nuk vinte vetem vendi mysafir Argjentina por edhe nobelisti i 2010-es Mario Vargas Llosa. Shkrimtari peruan ne ne vitin 1996 ne Kishen e Paulit ne Frankfurt pat marre cmimin e Librareve gjermane ashtu sikurse te dielen shkrimtari izraelit David Grossman. Por viti 1996 lexuesve te diaspores u ka mbetur ne kujtese per dicka tjeter Stenda kishte me shume gjalleri lexime promovime librash aktivitete te shumta kujton Sylejaman Salihu.

Kete vit i vetmi ze shqiptar qe u degjua ne panair ishte ai i shkrimtarit dhe politikanit nga Tirana Ben Blushi. Me koleget e tij nga Kroacia e Serbia Edo Popovic dhe Sasha Olic si dhe shkrimtarin hungarez Geergy Dalos ne nje aktivitet te organizuar nga fondacioni S.Fischer ai debatoi per kulturen e tranzicionit ne vendet e Ballkanit.

Politika a paraja

Ndersa stenda e Kosoves pervec librave nuk kishte asnje aktivitet promovues. Shkarkimi i presidentit luajti njefare roli sepse nje pjese e personave qe donim te promovonim ne ketu kane qene pjese e jetes politike rrethanat ndryshuan ne momentin e fundit dhe ne u ndodhem para akteve te kryera justifikon mungesen Besian Zeneli nenkryetar i shoqates se botuese te Kosoves.

Hasan Zeka nga ministria e Kultures se Kosoves e hedh poshte kete arsyetim dhe thote se mungojne te ardhurat e duhura per promovime. Buxheti i librit ne Kosove i kap 200 mije euro ne vit thote Zeka prej tyre dhjetemije Euro jane harxhuar per kete panair pjesa tjeter nevojitet per panairin e Prishtines aktivitetet promovuese ne Kosove apo pjesemarrjen ne panairin e Tiranes.

Por edhe ashtu stendat e Kosoves ishin te varfra Njera nga shtepite botuese me me tradite Dukagjini mungonte fare te tjerat kishin derguar disa libra. I vetmi botues qe ishte i pranishem edhe fizikisht ishte Buzuku qe qe nga 1996-a nuk ka munguar asnjehere ne panair. Perfaqesuesi i tij Artan Zeneli ia njeh dobine pjesemarrjes prandaj edhe eshte i kenaqur Mjafton qe u takuam me njerezit me partneret tane nga vendet e tjera te botes qe e pame se cilat jane tendencat e zhvillimit te tregut boteror te librit thote ai.

Deutsche Welle

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›