Shqiperia dhe Greqia po shohin mundesine e rishikimit te marreveshjes detare
Shqiperia dhe Greqia po shikojne mundesite se si do te mund te procedojne per arritjen e nje marreveshjeje te re per kufirin detar pasi Gjykata Kushtetuese shqiptare rrezoi ne pranveren e ketij viti tekstin e meparshem te firmosur mes dy vendeve. Kete e deklaroi mbreme ministri i jashtem shqiptar Edmond Haxhinasto i cili tha
Do te shqyrtojme mundesite se si do te procedojme per te konkluduar kete marreveshje e cila eshte ne nje status te tille mbas vendimit te Gjykates Kushtetuese. Ne do ti krijojme mundesite pasi eshte ne interesin e dy vendeve qe kjo marreveshje te realizohet sigurisht duke respektuar te gjithe parimet dhe detyrimet kushtetuese. Jemi ne fazen e eksplorimit te mundesive se si do te procedojme me tej.
Athina e cila menjehere pas vendimt te Gjykates Kushtetuese shqiptare nuk e fshehu pakenaqesine e saj e ka rikthyer kete ceshtje ne axhenden e saj diplomatike me Tiranen.
Nje muaj me pare gjate takimit me kryeministrin shqiptar Sali Berisha ne Tirane sekretari i pergjithshem i ministrise se jashtme greke kerkoi te trajtohej serish ky problem.
Marreveshja e pare me Greqine per kufijte detar shkaktoi polemika te shumta dhe u be objekt debatesh te shumta publike. Gjykata Kushtetuese gjeti shkelje te hapura te Kushtetes se Shqiperise por edhe te konventave nderkombetare.