Koreshi: Fitojmë me PartizaninLushnja në katër ndeshje në transfertë ka regjistruar 2 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje.

Rrjetet sociale:
Java e 11-të e Kategorisë së Parë propozon një supersfidë: Partizani-Lushnja, dy ekipe të ardhura nga Kategoria Superiore. Lushnja (vendi i 3-të, 19 pikë) synon pikë të plota ndaj Partizanit (vendi i 8-të, 15 pikë).
Mesfushori i Lushnjës, Erlind Koreshi: “Është një takim i vështirë, pasi si neve ashtu dhe Partizanit na duhen pikë të plota. Të dyja skuadrat kanë objektiva të njëjta. Ne jemi ekip i fortë në trasnfertë dhe do ta thyejmë Partizanin”.
Lushnja në katër ndeshje në transfertë ka regjistruar 2 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje. Partizani në shtëpi: 5 ndeshje; 4 fitore dhe 1 barazim.
Numri i klikimeve - 306
E Marte, 17 Nentor 2009