E Diel, 1 Nëntor 2026

Muça: Tri pikë me ApoloninëNë tri ndeshjet e sezonit të kaluar midis dy ekipeve, Dinamo i fitoi të tre përballjet: 3-1, 3-2 në Tiranë dhe 2-0 në Fier.

Rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) - Trajneri i Dinamos, Shkëlqim Muça, pohoi se ka në dispozcion të gjithë lojtarët në dispozicion në prag të ndeshjes me Apoloninë e vendit të tretë.

“Edhe Erjon Xhafa është bashkuar me grupin”, - tha Muça. Dinamos i rikthehet edhe portieri Elvis Kotori pas pezullimit të ndeshje me Besën.

“Përsa i përket ndeshjes me Apoloninë ne do të synojmë të marrim tri pikët”.

Në tri ndeshjet e sezonit të kaluar midis dy ekipeve, Dinamo i fitoi të tre përballjet: 3-1, 3-2 në Tiranë dhe 2-0 në Fier.

Apolonia për momentin nuk ka trajner zyrtar pas vetëlargimit të boshnjakut Esad Karishik.

Dinamo kryeson kampionatin me 26 pikë, tetë më shumë e se Besa e vendit të dytë dhe nëntë më shumë se Apolonia e Tirana, që ndajnë vendet 3-4 me nga 17 pikë secila.

Numri i klikimeve - 300
  E Marte, 17 Nentor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›