E Diel, 1 Nëntor 2026

Partizani mbetet pa fushaPresidenti i Partizanit, Albert Xhani: “Respektoj pronarët, nuk kam asgjë kundër tyre, por shteti të na gjejë terrene ku të stërvitemi”.

Rrjetet sociale:

Partizani (Kategoria e Parë) ka mbetur pa fusha. Më saktë, pesë familjet pronare (Begeja, Vaqari, Llagami, Saliaga dhe Alimehmet) ku ndodhet edhe kompleksi i futbollit Partizani kanë marrë në pronësi territorin e njëherësh edhe administrimin e ambientit.

Presidenti i Partizanit, Albert Xhani për “Panorama Sport”: “Respektoj pronarët, nuk kam asgjë kundër tyre, por shteti të na gjejë terrene ku të stërvitemi”.

Për momentin, sipas një marrëveshjeje me pronarët, vetëm ekipi i parë mund të stërvitet pa pagesë.

Partizani është një klubet legjendare të futbollit shqiptar: 15 herë kampion, 15 here fitues i Kupës së Shqipërisë dhe 2 herë fitues i Superkupës, plus një dyzine ndeshjesh ndërkombëtare.

Numri i klikimeve - 305
  E Marte, 17 Nentor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›