E Diel, 1 Nëntor 2026

Koretë bisedojnë për ribashkimin e familjeve

Korea jugore ka rënë dakortr në parim që të zhvillojë bisedime me Veriun rreth ribashkimit të familjeve të ndara dhe çështjeve të tjera humanitare.

Njoftimi i Ministrisë së Unifikimit sugjeron një ulje të tensioneve ndërkufitare, të cilat u rriten ndjeshëm pas sulmeve vdekjeprurëse të Veriut në një ishull jugkorean.

Data dhe vendi i bisedimeve do të caktohen pas përfundimit të negociatave ushtarake që janë në zhvillim e sipër.

Qindra-mijëra persona janë ndarë gjatë luftës së viteve 1950-1953.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›