Kori i Filarmonisë së Kosovës me koncert në festivalin Remusica

Në katedralen "Nënë Tereza" në Prishtinë sonte me fillim nga ora 20:00 Kori i Filarmonisë së Kosovës mbanë koncert në kuadër të festivalit Remusica.
Para publikut do të performojnë F. Beqiri, R. Rudi, L. Antoni, B. Strozi, C. Monteverdi, H. Groecki, E. Whitacre dhe J. Runestad.
Nën dirigjimin e Rafet Rudit mbrëmja e Filarmonisë vjen pas natës akustike belge që u mbajt dje.
Festivali ndërkombëtar i muzikës në Prishtinë vazhdon deri më 30 maj.