E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korinthiasi interesohet për Ronaldinjon

Vitin e ardhshëm, Korinthiasi feston 100 vjetorin e themelimit dhe numri një i ekipit dëshiron t’i dhurojë klubit të tij një futbollist si ish-“Topi i artë 2006”.

Udhëtimi drejt Milanos nuk është aspak i rastësishëm, por është faza përfundimtare e rrugës së Sançezit për të gjetur një emër të madh për klubin ku aktualisht aktivizohet “fenomeni” tjetër brazilian, Ronaldo. Megjithatë, mundësitë që ky operacion të realizohet me sukses, janë pothuajse zero.

Është e pamundur që Milani ta shesë Ronaldinjon në mes të sezonit, sepse do ishte dështimi i një ideje të hedhur nga shoqëria kuqezi dhe e mbështetur fuqishëm nga trajneri Leonardo.

Ndërkaq, presidenti i Korinthiasit mund të provojë një marrëveshje me italianët për sezonin tjetër.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›