Korpusi i Vullnetarëve aksion në Shqipëri, Zonja e Parë: Të mbrojmë e pastrojmë mjedisin (FOTO)
—Nga Dorina Bilbili—-
Tiranë- Korpusi Shqiptar i Vullnetarëve me mbështetjen e Zonjës së Parë, Odeta Nishani ndërmori këtë të shtunë një aksin masiv ndërgjegjësimi përmes pastrimit të zonave publike për një Shqipëri sa më të pastër!
Vullnetarët e organizatës më të madhe mjedisore në vend, siç edhe kishin njoftuar që çdo e shtunë e fund muajit do ti dedikohej pastrimit të mjedisit të përbashkët, zhvilloi njëherësh akisone në disa qytete të vendit si Vlorë, Lezhë, Durrës dhe Korçë.
Zonja e Parë, Odeta Nishani ju bashkua aktivistëve të Korpusit Shqiptar të Vullnetarëve duke kontribuar personalisht për largimin e mbeturinave nga plazhi i Gjirit të Lalëzit, në prag të sezonit të ri turistik 2013.
Korpusi Shqiptar i Vullnetarëve ashtu siç kishte njoftuar nisi paraleshit sot aksione në disa qytete të vendit Vlorë, Lezhë, Durrës dhe Korçë. Dua të falenderoj fëmijët e komunes Iishëm dhe nxënësit e shkollës së mesme dhe intelektualët që na u bashkuan në këto aksione. Dua që e shtuna e çdo muaji të jetë jo vetëm një ditë pastrimi, por edhe ndërgjegjësimi për një ambient të pastër. Sot për herë të parë bëjmë ndarjen e diferencuar të mbetjeve që në prodhim. Dua që qytetarët shqiptarë të kenë dy kosha në shtëpi, një për mbetje të riciklueshme e një për jo të tilla. Të kemi më pak mbetje në vendPër një mjedis sa më pastër për ne dhe fëmijët tanë, që të rriten të shëndetshëm!,-ishte mesazhi që përcolli Zonja e Parë në fjalën e saj.
Aksionit të Korpusit përveç aktivistëve të përhershëm nga fusha të ndryshme të jetës, e të rinjve që shtohen nga aksioni në aksion, Iu bashkua edhe kompania celuare Plus.
Është një iniciativë e mirë që çdo biznes e kompani duhet ta ndjekë për tis shërbyer komunitetit përmes përgjegjëisë soaciale që ka secili prej nesh për një ambient të përbashkët pa ndotje,-tha Elvanda Meçe nga Plus.
Drejtori i Shkollës së Bashkuar të komunës Ishëm Agim Muharremi tha për Gazetën IDEA se në të tilla aksione do të vijojë ti nxjerrë nxënësit sepse siç theksoi ai edukata për mbrotjen e mjedisit dhe sjelljes qytetare në komunitet merret veçanërisht në shkollë.
Është hera e parë që vi dhe dua ti bëj thirrje të gjithë moshatarëve të mi nxënës, që të mos i hedhin mbeturinat në tokë, por në koshë,-tha Fabiana Takja, nxënëse e klasës së 7-të në Ishëm.
100 vullnetarë së bashku me drejtuesin e Korpusit të Vullnetarëve Mentor Kikia pastruan sot pyllin e plazhit të Zvërnecit në Vlorë, ndër perlat e natyres shqiptare por edhe më i ndoturi, si dhe qindra të tjerë u angazhuan për largimin e mbeturinave në zona bregdetare dhe jo të tilla në Lezhë, plazhin e Durrësit dhe qytetin e Korçës duke përcjellë për të gjithë ne mesazhin që cdo të shtunë të fund muajit secili të dalë e të largojë mbeturinat nga mjedisi që na dhuron ose na shkurton jetën!
Korpusi i Vullnetarëve aksion në Shqipëri, Zonja e Parë: Të mbrojmë e pastrojmë mjedisin
◄ Back
Next ►
Picture 1 of 6