Basha ofron ndihme per strehimin e banoreve te futur ne greve
12 pjesëtarë të 13 familjeve hynë në grevë pasi përmbarimi privat i nxorri nga banesat e tyre, të cilat me vendim gjykate i ktheheshin ish-pronarit.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha u ka ofruar ndihmën e Bashkisë për strehim, banorëve të futur në grevë urie, në rrugën “Margarita Tutulani”, të cilët u nxorrën nga godina, me një vendim të Përmbarimit.
Ai u ka bërë të ditur se Bashkia do u mundësojë sistemimin e menjëhershëm në banesa me qera, derisa të ketë mundësi t’i sistemojë, me 3 programet për strehim: banesat sociale, kreditë e buta ose bonusi i qerasë që ofron Bashkia e Tiranës.
“Do ta përdorim këtë periudhë tranzitore 3-4 mujore, për të parë cili nga tre programet qe ne ligjërisht disponojmë dhe që të mundësojë nje zgjidhje edhe afatgjatë, qoftë banesa sociale, qoftë kredi kur mund ta përballojë apo bonus qeraje, në rast se dy të parat nuk mund të funksionojnë. Nëse vendimi i Përmbarimit nuk përmbush kushtet ligjore, çka u pretendua nga banorët, por që unë nuk kam mundësi ta them tani, do ta verifikoj 24 orët e ardhshme, atëherë nuk ngelet gjë tjetër, veçse të rikthehen në gjendjen e mëparshme. Në të kundërt, shpresoj dhe besoj se oferta ime si qytetar me ndjeshmëri po dhe si kryetar i Bashkisë, me një mundësi për të ndihmuar qoftë edhe jo brenda tagrit ligjor, të pranohet” – theksoi kreu i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha.
Por fill pas largimit të kryebashkiakut, dikujt i bie të fikët
Banorët grevistë nuk pranojnë të dalin deri në një zgjidhje reale për ta.
Avokati i Popullit nuk mund të thotë nëse banorët kanë me të vërtetë mundësinë e përfitimit.
Problematika me banorët e godinës që ka shërbyer si gazermë e italianëve në kohën e pushtimit fashist, u kthye në qendër të vëmendjes pas konfrontimeve që solli mospranimi i tyre për të liruar banesat sipas VKM-së që lehtësohen procedurat e kthimit të pronave ish pronarëve.