E Diel, 1 Nëntor 2026

Durres grabitet taksisti i marrin makinen dhe i gjymtojne veshet

Nje taksist eshte grabitur dhe dhunuar fizikisht nga persona ende te paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur zonen e Plazhit ne Durres. Sipas policise i demtuari eshte Isa Xhumani 31 vjec banor i ketij qyteti.
Ai eshte marre nga grabitesit dhe eshte lidhur per dy ore. Pasi e kane keqtrajtuar rende duke i gjymtuar veshet, i kane marre makinen dhe jane larguar. Xhumani eshte gjetur nga kalimtaret e rastit te cilet edhe e kane derguar ne spital.
Nuk dihet nese qellimi ka qene thjesht grabitja apo keqtrajtim per shkaqe te tjera, por policia po e merr ne pyetje pasi ai eshte mjekuar ne spital.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›