Korrespondenca me ALUIZNI-n
DPH ka mbajtur korrespondencë të rregullt zyrtare me ALUIZNI-n në Durrës dhe Tiranë, me anë të të cilave iu kërkon atyre që të mos përfshijnë në procesin e legalizimit banesat e ndërtuara pa leje pranë hekurudhës. Kjo kërkesë adresohet për shkak se jeta e banorëve është në rrezik permanent. Nga ana e tij, ALUIZNI i Durrësit e ka marrë në konsideratë këtë kërkesë të DPH-së dhe nuk i ka përfshirë në procesin e legalizimit këto objekte banimi. Ndërsa nga ALUIZNI i Tiranës ende nuk është përgjigjur zyrtarisht me shkresë. Në të njëjtën mënyrë DPH ka vepruar edhe për problemin e mbikalimeve të paligjshme. Drejtuesit e kësaj ndërmarrjeje i kanë dërguar njoftime zyrtare pushtetit vendor në bashki e komuna, ku kalon hekurudha, duke i kërkuar ndihmë e bashkëpunim atyre, por prej andej përgjigjet kanë qenë shumë të vakëta dhe situata e sotme flet për 140 mbikalime të paligjshme në të gjithë hekurudhën. Edhe në rastet kur është ndërhyrë dhe mbikalimet janë prishur, pas disa javësh ato janë ndërtuar përsëri dhe autorët kurrë nuk janë zbuluar dhe penalizuar ligjërisht. Gjatë periudhës 2003-2008, në hekurudhë kanë ndodhur 48 aksidente me vdekje, 32 aksidente me plagosje dhe 22 të shoqëruar me prishje automjetesh, të cilat rezultojnë të përplasura me trenat në linja të ndryshme.
Porti i Durrësit, nis ndërtimi i parkingjeve
Porti detar më i madh në vend ka nisur zbatimin e projekteve të investimeve madhore në infrastrukturë, çka do të thotë se viti 2009 do ta klasifikojë atë në pesë portet ballkanike me infrastrukturën më moderne në rajon. Një projekt, i cili sapo ka nisur të realizohet, synon rikonstruksionin e rrugës kryesore që përshkon tejpërtej portin detar të Durrësit, si dhe të parkingjeve të automjeteve. Drejtori ekzekutiv i APD-së, Eduart Ndreu, tha për “standard” se “Autoriteti Portual Durrës me fonde nga buxheti i tij ka nisur riparimin e rrugës më të gjatë të portit, e cila nis te hyrja nr. 1 pranë godinës së drejtorisë dhe përfundon te hyrja nr. 4 te Ura e Dajlanit”. Pjesë e këtij projekti janë edhe 2 parkingje automjetesh, të cilët janë pjesë e këtij aksi. Ka qenë firma e ndërtimit “Varaku E.”, ajo që fitoi tenderin për riparimin e kësaj rruge strategjike, pasi paraqiti ofertën më të leverdisshme pranë komisionit përkatës. APD ka vënë në dispozicion shumën prej 66.4 milionë lekësh, me të cilët do të riparohen, asfaltohen, ndriçohen dhe gjelbërohen 1,5 km rrugë, si dhe 800 m2 parkingje për automjetet e të gjitha tonazheve. Sipas kontratës së nënshkruar nga të dyja palët, punimet do të përfundojnë brenda një afati kohor prej 180 ditësh. Në këtë segment rrugor kalojnë mbi 1000 automjete të të gjithave tonazheve në ditë. Më parë ishte rikonstruktuar një segment i këtij aksi pranë terminalit të trageteve, që ka lehtësuar mjaft qarkullimin në këtë zonë të portit detar. Ky projekt është pjesë e studimit të madh, i cili synon modernizimin e pjesës perëndimore të portit të Durrësit. Brenda këtij studimi është edhe krijimi i një sheshi të madh atje, ku sot ndodhet godina e forcave të kufirit, si dhe reparti i zjarrfikësve, pasi ato do të spostohen brenda vitit në një godinë të re ngjitur me murin rrethues të portit detar. Për këtë qëllim janë vënë në dispozicion 1 milion USD nga ana e APD-së. Ndërkohë vazhdon puna me intensitet edhe për rikonstruksionin dhe zgjerimin e terminalit të trageteve nga ana kompanisë ACT. Për këtë qëllim është siguruar një kredi me vlerë 15.2 milionë euro. Punimet do të përfundojnë në muajin prill 2010.