E Diel, 1 Nëntor 2026

Banesat sociale, si të merrni kredi të financuar nga shteti

Familjet e pastreha do të mund të marrin kredi vetëm me 3 për qind, nëse përfshihen në listat e përfituesve të kredisë nga shteti. Kjo është përcaktuar në bazë të udhëzimit të përbashkët të Ministrisë së Punëve Publike dhe Ministrisë së Financave, e cila u është dorëzuar tashmë të gjitha institucioneve të pushtetit vendor. Në këtë udhëzim përcaktohet se shteti subvencionon të gjithë shumën e interesit ndërmjet 3-përqindëshit që do të paguajë familja dhe normës së interesit që do të ketë banka në çastin përkatës.

Kredia

“Masa e subvencionit të interesave të kredisë, për familjet që përfitojnë kredi të lehtësuara nga shteti, të jetë e barabartë me diferencën që rezulton midis interesit vjetor të kredisë në tregun e lirë, sipas marrëveshjes së nënshkruar midis ministrit të Financave dhe bankës, me interesin prej 3% në vit që paguan familja mbi principalin e kredisë”, – thotë udhëzimi i përbashkët i Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Transporteve.

Në këtë udhëzim përcaktohet gjithashtu, se Ministria e Financave do të nënshkruajë një marrëveshje me një nga bankat e nivelit të dytë, e cila do të jetë kredidhënësja e të gjitha familjeve të pastreha që përfitojnë nga ky projekt. Shuma e kredisë do të jetë nga 1.509.514 lekë të reja për një garsonierë në Korçë deri në 5 milionë e 240 mijë lekë të reja për një shtëpi 3+1 në Tiranë.

Kriteret

Për të përfituar nga projekti i qeverisë shqiptare, familja nuk duhet të ketë asnjë banesë, apo truall në pronësi, si edhe nuk duhet të ketë pronësi mbi asnjë pasuri të patundshme, qoftë kjo edhe tokë bujqësore. Gjithashtu, kriteri i dytë i vendosur nga Ministria e Financave dhe Ministria e Punëve Publike është që familja të plotësojë kriterin ekonomik që do të përcaktohet më pas në marrëveshjen mes Ministrisë së Financave dhe bankës së nivelit të dytë që do të jetë kredidhënëse.

Kriteret e tjera për të përfituar nga banesat me kredi favorizuese përcaktohen me vendime të këshillave bashkiakë, të cilat do të jenë edhe grumbulluesit dhe përcaktuesit e fituesve të projektit. Në bashki, familjet do të aplikojnë, e pasi të përfundojë procesi i grumbullimit të dokumentacionit, këshillat bashkiakë do të miratojnë emrat e familjeve që plotësojnë kriteret. Këto familje do të kërkojnë kredi me interes të ulët në bankën përkatëse.

Shuma maksimale e kredisë sipas qytetit

Qyteti Struktura e familjes Apartamenti Kufiri maksimal i kredisë për familje

Tirana 2 G 2,751,000

3 1+1 3,275,000

4 2+1 4,061,000

5-6 3+1 5,240,000

Durrës 2 G 2,371,690

3 1+1 2,823,440

4 2+1 3,501,066

5-6 3+1 4,517,504

Shkodër 2 G 1,664,544

3 1+1 1,981,600

4 2+1 2,457,184

5-6 3+1 3,170,560

Kavajë 2 G 1,907,035

3 1+1 2,270,280

4 2+1 2,815,417

5-6 3+1 3,632,448

Vlorë 2 G 1,713,197

3 1+1 2,039,520

4 2+1 2,529,005

5-6 3+1 3,263,232

Korçë 2 G 1,509,514

3 1+1 1,797,040

4 2+1 2,228,330

5-6 3+1 2,875,264

Gjirokastër 2 G 1,805,362

3 1+1 2,149,240

4 2+1 2,665,058

5-6 3+1 3,438,784

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›