Zgjedhje mister
Bie zilja e shtëpisë. Shtëpia ime është këtu, në Amerikë, në Omaha Nebraska, në Miduest, në "Myzeqenë e Amerikës". Dal në portë. Dy vajza të bukura me blloqet e shënimeve në dorë dhe me portretet e Obamës, më ftojnë të votoj herët. Domethënë para 4 nëntorit. Unë vë buzën në gaz dhe ftoj djalin tim, student në vitin e fundit të universitetit të bisedojë me vajzat. Ai e pëlqen Obamën, ndërsa unë nuk heq dorë nga Mekejni dhe Sara Pejlin. U them vajzave edhe arsyen pse kam një orientim drejt republikanëve. U shpjegoj shkurtimisht se e kam idhul Ronald Reganin, atë që bëri të mundur të bjerë perandoria e komunizmit. Atë që ndihmoi dhe Shqipërinë të hynte në rrugën e lirisë. Im bir u thotë vajzave se këto shpjegime i ka dëgjuar me dhjetëra herë. Por atë kësaj here, si mjaft shokë të tij universitarë, e ka rrëmbyer oratoria e Obamës. Nuk kalojnë veç pak minuta dhe në portë shfaqet edhe ime shoqe. Ajo ka në duar dy pjata kartoni me nga një llokmë revanie. "Le të festojmë fitoren", - u thotë ajo vajzave. Ato qeshin dhe befasohen. U duket një gjest i rrallë. "Shihi sa të bukura janë këto vajza", - shton gruaja. Dhe unë ia kthej: " Po të jetë për bukuri, ne kemi Sara Pejlin".
Vajzat ikin. Ikin duke qeshur. Ikin me një mister. Ne në familje njëri përkrah Mekejnin, dy të tjerë përkrahin Obamën. Kushedi se si do t'i presin tek komshiu ngjitur. Por është e sigurt se revani nuk kanë për të marre atje. Revaninë e nxjerrim vetëm ne, shqiptarët. Këtu ku jam unë, shqiptarët numërohen me gishtat e dorës. Di që dy-tre miq të mi do të votojnë për Mekejnin. Për të tjerët nuk e di, sepse edhe nuk takohemi. Takohemi shume rrallë, krejt rastësisht, nëpër vende publike. Një herë në vit ose edhe më rrallë. Por ndryshe është atje ku ka grumbullime të mëdha shqiptarësh, si për shembull në Detroit.
Isha në Detroit javën që kaloi në një takim shkrimtarësh. Një ngjarje për t'u mbajtur mend.
Kishte ardhur me këtë rast aty edhe zëvendësambasadori i Republikës së Shqipërisë në Uashington, zoti Kreshnik Çollaku. Rasti e solli që dikush t'i bënte një pyetje zotit Çollaku.
Pyetja ishte kjo: "Si mendoni ju zoti Çollaku, për cilin kandidat duhet të votojnë shqiptaro-amerikanet?" Zoti Çollaku u përgjigj në mënyrë të shkëlqyer, siç i ka hije të përgjigjet një diplomat dhe tha në thelb se "cilido që të jetë fituesi, qeveria shqiptare do të shohë tek ai një partner shumë të rëndësishëm për vazhdimin e marrëdhënieve shumë të mira që ekzistojnë midis dy vendeve tona". M’u duk se përgjigjja i kënaqi pjesëmarrësit e asaj darke. Ama preferencat e shqiptaro-amerikanëve, ashtu si të gjithë amerikanëve të tjerë janë mister.
Pse janë mister këto zgjedhje? Së pari, sepse sipas meje, vetë kandidati demokrat Barak Obama, me gjithë aftësitë e tij të jashtëzakonshme si orator, duket se fsheh mjaft anë të personalitetit të tij. Ka shkuar për 20 vjet në një kishë, pastori i së cilës gati-gati e urren Amerikën, por Obama na çudit, kur pohon se nuk e "kam njohur për të tillë". Ka pasur miqësi me një terrorist të deklaruar si Bill Ers, dhe prapë as këtë nuk e ka për gjë ta quajë si një lidhje pa kurrfarë ndikimi në karrierën e tij politike. Qëkur ka lançuar kandidimin e tij për President ka arritur të grumbullojë mbi 600 milionë dollarë, një shifër kjo rekord në historinë e fushatave elektorale amerikane. Por nuk e pati për gjë fare të mos e mbajë premtimin për të përdorur fondet publike, siç bëri Mekejn që mbajti premtimin. Lorenc Igelberger,ish-zëvendëssekretari amerikan i shtetit tha se është shumë e dyshimtë se nga çfarë burimesh janë grumbulluar ato para. “Mister, - tha ai, - është edhe fakti që pothuaj e gjithë media, me përjashtim të kanalit televiziv FOX, i ka dhënë një përkrahje të jashtëzakonshme elektorale, duke mburrur Obamën dhe duke sulmuar Mekejnin dhe Sara Pejlin”.
Po të jetë për pollet që shfaqen nëpër ekrane, në faqe shtypi apo në Internet, duket se Obama e ka fituar garën. Por edhe pollet e paskan yçklën e tyre. Mund të rezultojnë blof, pa folur se vetëm në 24 orët e fundit anketat e Rasmunsenit dhe Zogbit japin një garë shumë të ngushtë me vetëm dy pikë diferencë. "Me këtë diferencë, -tha ish-spikeri i Senatit, Gingriç, - askush nuk mund të thotë se çfarë mund të ndodhë". Por zoti Gingriç tha se ndoshta gabimi i madh që bëri Obama, kur deklaroi se "është mirë kur rishpërndahet pasuria", mund t'i kushtojë atij më shumë se ç’mund ta mendojë dhe se vetëm ky gabim mund ta nxjerrë jashtë loje. Por ndërsa këtu shihet si murtajë qoftë edhe një ide si ajo për rishpërndarjen e pasurisë që e artikuloi Obama, është me të vërtetë e mjerueshme se si atje, në Tiranë ushtarët e ideologjisë nxitojnë të rimburrin Marksin dhe ta riftojnë atë për "revolucion". Nuk ka skenë më mjeruese dhe primitivitet më të madh sesa ajo që ofron Servet Pëllumbi kur përpiqet të na e rishpjegojë për të njëmijtën herë Marksin, ashtu siç e ka shpjeguar me dekada të tëra. Por tani, ka një shkak më shumë se edhe në Amerikë, për shkaqe nga më të mistershmet ka dalë në skenën politike një liberal jashtëzakonisht i majtë, po të mbahen parasysh rekordet e tij. Obama, ky njeri që na mburret se do të shkurtojë taksat për 95 për qind të amerikanëve, ka votuar 95 herë si senator pro rritjes së tyre. Një herë thotë se ata që marrin mbi 250 mijë dollarë në vit, do të taksohen, pastaj e zbret në 200 mijë, dhe së fundi, zëvendësi që e ka zgjedhur, Xho Bajden, na thotë se kjo shumë do të jetë 150 mijë. Kësaj i thonë që të gjitha bizneset e vogla që janë kocka e Amerikës, të falimentojnë dhe me këtë formulë taksash të Obamës të shkurtohen së paku nja 6 milionë vende pune.
Një mister i vërtetë është pastaj politika e tij për energjinë, kjo pikë kyçe e rimëkëmbjes së ekonomisë amerikane. Në pamje të parë, idetë e tij për burimet e energjisë duken inkandeshente. Por kur vjen puna tek realizimi, Obama i thotë "Jo" energjisë nukleare, i thotë "Jo" shpimit në det të hapur pranë brigjeve, i thotë "Jo" edhe industrisë së qymyrit etj. Deviza e tij elektorale është me fjalët: “Po, ne mundemi” (Yes, we can). Por në fakt, realisht është: "Jo, ne nuk mundemi!". Tash së fundi ka dalë në dritë një intervistë që Obama i ka dhënë gazetës "San Francisko Cronicle", në të cilën ai flet hapur për falimentimin e industrie së qymyrit. Por nuk duhet harruar se janë vetëm në Ohajo 82 mijë punëtorë të punësuar në këtë industri, pa përmendur edhe një numër tjetër shtetesh që mbahen me të ardhurat e kësaj industrie. ǒdo të bëhet me ata mijëra punëtorë? Mister i madh, një Zot e di...
Dje, zotit Obama i vdiq gjyshja në Honolulu. Ajo që e ka rritur dhe që ka bërë aq shume për të. Jo vetëm përkrahësit e tij, por edhe zoti Mekejn dhe zonja e tij i përcollën atij ngushëllimet e rastit zotit Obama. Nuk qe thënë që ajo të ishte dëshmitare e 4 nëntorit.
Por ajo ishte dëshmitare se si Obama e përshkoi ëndrrën e tij në këtë tokë të bekuar deri më 4 nëntor. Pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve, ai hyri në histori. Por vetë historia e këtyre zgjedhjeve ka për të qenë për një kohë të gjatë një mister jo aq i lehtë të zbulohet. Ama ne nuk do të harrojmë se edhe pikërisht në ditën e fundit të fushatës elektorale, 72-vjeçari Xhon Mekejn, heroi amerikan me plagë lufte, ishte aq energjik, sa të përshkonte 7 shtete kryq e tërthor Amerikës në kërkim të votës. Sepse siç e tha ai kaq bukur se "ne kurrë nuk dorëzohemi. Ne nuk i fshihemi historisë. Ne bëjmë histori".
Të shohim ç’do të sjellë e nesërmja. Janë zgjedhjet më të paparashikueshme në historinë e Amerikës.
SHBA, 4 nëntor 2008