E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanjë, papunësia shkon mbi 20 përqind


Papunësia në Spanjë ka arritur në nivelin 20.05 përqind në tremujorin e parë të vitit 2010, nga 18.83 përqind që ishte në tremujorin e fundit të 2009-ës.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale, sipas të cilave numri i të papunëve është rritur me 286.200 njësi në një total prej 4.612.700 njësi.

Hera e fundit që papunësia në Spanjë ka arritur në 20 përqind ka qenë në tremujorin e katërt të vitit 1997, kur kishte kapur kuotën 20.11%.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›