E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti 2011 nuk ulet borxhi publik

Gjate 2011 Shqiperia parashikohet te kete nje borxh publik sa 59 e PBB-se njelloj me vitin 2010


Buxheti i ri 2011 sapo ka kaluar ne Komitetin e Planifikimit te Strategjive dhe pritet te miratohet ne mbledhje qeverie. Ne mbledhjen e djeshme te ketij komitetit Kryeministri Berisha parashtroi prioritetet e buxhetit te ri 2011 ku si gjate viteve te fundit ne plan te pare pritet te jete infrastruktura pagat dhe pensionet si dhe plotesimi i kushteve per proceset integruese te vendit.


Nje prioritet tjeter i shpallur disa dite me pare por i perforcuar dje ka te beje me ndertimin e rruges dhe te tunelit Tirane-Elbasan tenderi per te cilin pritet te shpallet brenda ketij muaji.


Me nje buxhet prej 408 miliarde leke dhe ku parashikohen shpenzime te shumta duket se qeveria ka hequr perfundimisht dore nga sipermarrja per uljen e borxhit publik. Ne nje vit elektoral si ai 2011 ku ne maj pritet te zhvillohen zgjedhjet lokale Shqiperia pritet te kete nje borxh publik rreth 59 per qind te Prodhimit te Brendshem Bruto perafersisht i njejte me ate qe vendi ka momentalisht.


Nderkohe me pare ekzekutivi ishte zotuar ta ulte kete tregues ne 54 per qind te PBB-se deri ne fund te vitit 2013. I shqetesuar per ecurine e borxhit gjate vitit te ardhshem kur jane edhe zgjedhjet lokale mesohet te jete shprehur edhe shefi i FMN-se per Shqiperine Geruin Bell gjate takimit te tij te fundit me anetaret e Komisionit te Ekonomise.


Nder prioritetet e tjera te qeverise per vitin 2011 Berisha ka permendur edhe ndertimin e godines se parlamentit si dhe ate te stadiumit. Duke permendur investimet ne sektore te ndryshem te ekonomise kreu i qeverise eshte ndalur ne mbjelljen e drureve te ndryshem frutore ku strategjise se ullirit i shtoi edhe ate te arrave geshtenjave bajameve shegeve dhe lajthive.


Pas shqyrtimit ne Komitetin e Planifikimit te Strategjive buxheti 2011 pritet te kaloje te mbledhje qeverie dhe me pas ne Komisionet Parlamentare per tu votuar ne fund ne seance plenare.


Kreu i PS tha se opozita do te nise serish protestat nese mazhoranca nuk do te pranoje propozimet e saj


Rama Transparence te zgjedhjeve ose protesta

Kryesocialisti Edi Rama paralajmeroi dje nisjen e nje vale te re protestash nese mazhoranca nuk do te rishikoje propozimet e opozites per zgjidhjen e krizes politike. Sipas kryetarit te PS-se ne ndryshim nga protestat e kaluara qellimi i opozites do te jete largimi i qeverise dhe organizimi i zgjedhjeve te parakohshme qe sipas tij eshte e vetmja menyre per ti dhene nje pergjigje te gjitha problemeve te vendit.


Ne do te ngrihemi ne nje vale te re protestash per ta larguar kete qeveri duke kerkuar zgjedhje te reja te parakohshme si e vetmja menyre per ti dhene nje pergjigje te gjitha problemeve qe sot jo vetem nuk zgjidhen por behen perdite e me te renda- tha Rama. Ai i beri thirrje kryeministrit Berisha qe te lexoje me vemendje oferten e opozites e cila sipas tij eshte ne funksion te zgjidhjes se krizes ne vendin tone.


Lidhur me refuzimin e kerkeses se Bashkimit Evropian per rrezimin e kerkeses se Shqiperise per te marre statusin e vendit kandidat lideri i opozites akuzoi si pergjegjesin kryesor shefin e mazhorances per bllokimin e reformave ne vend.


Shqiperise i refuzohet ajo qe ne fakt i duhej dhene kohe me pare por qe Shqiperia nuk e merr dhe ky eshte statusi i vendit kandidat ne BE. Europa eshte ne prag te dy vendimeve te rendesishme per shqiptaret. Nderkohe qe ajo liberalizon vizat per shqiptaret ajo merr nje vendim tjeter duke mos hapur porten per ta- u shpreh kreu socialist.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›