Piramida sherr mes Rames Berishes dhe Topallit

Debati i plote mes dy aktoreve kryesore te politikes ne vend mesazhet e Topallit dhe Berishes dhe perplasja per rolin e Enverit
eshtja e prishjes apo jo te Piramides ne qender te Tiranes ka prodhuar dje nje nga debatet me te rralla te politikes shqiptare. Me shume se kater vjet tension dhe perplasje mes liderit te mazhorances dhe atij te opozites jane shfryre dje ne mjediset e Kuvendit gjate takimit te mbledhur enkas per Piramiden.
Edhe pse ne salle kane qene shume ministra dhe zyrtare shteterore ata qe kane folur kane qene vetem Edi Rama dhe Sali Berisha. Si gjithmone ne mes ka nderhyre si fanti spathi edhe kryeparlamentarja Topalli. Shekulli boton te plote debatin per prishjen e Piramides si dhe cdo gje tjeter qe ndodhi ne ish-sallen e mbledhjeve te Byrose Politike.
Sali Berisha Ky eshte tragjizmi i arkitektures se viteve te diktatures. Sigurisht qe cdo sistem ka detyrimet e veta. Por kjo qeveri dhe qeverite perpara saj nuk kane pasur mundesi qe te angazhohen me ndertime publike sepse kane pasur nje mije probleme te tjera per te zgjidhur duke filluar nga gota e ujit tek rruga rrugicat shkolla dhe me radhe. Mirepo vendi gjithnje e me i madh behej nevoja per parlamentin e ri.
Ne kete kontekst jo vetem ne legjislaturen qe shkoi por edhe perpara saj ishte ngritur nje komitet qe po shqyrtonte mundesine e ndertimit te parlamentit te ri. Konkursi i fundit i studiove serioze i studiove nder me serioze erdhi i ndare. Arkitektura ka gjuhen e saj.
Ne keto kushte u percaktua te ndertohet parlamenti tek vendi ku ndodhet mauzoleu i diktatorit. Mauzoleu i diktatorit i parashikuar per balsamimin e tij por deshtoi ne ate proces ze nje siperfaqe kater here me te madhe se sa Keshilli i Ministrave te Republikes se Shqiperise.
Nga ana e siperfaqes mauzoleu i diktatorit ishte parashikuar si shtepi e perjetesise tokesore te tij se per ne qiell ai i kishte ndare hesapet ishte ateist. Mauzoleu u vendos aty per te perjetesuar kujtimin e nje njeriu qe ne historine e ketij kombi do te mbetet njeriu me barbar me mizor me gjakesor i te tera koherave. Njeriu qe coi kombin ne alternativen per te qene apo per te mos qene.
Edhe per aq sa eshte nostalgjia do te thosha qe ajo eshte gjeja me absurde dhe me e pajustifikueshme. Shume drejte mund te shtrohet pyetja pse tani Sepse tani kjo qeveri ia doli te disponoje te gjitha mjetet per ta ndertuar ate duke zbatuar te gjitha projektet duke rritur rrogat duke ndertuar shkolla duke ndertuar rruge. Faktet flasin me shume se fjala thote Platoni.
Edi Rama tund koken ne shenje mohuese
Teatri kombetar merr nje salle mbreterore nga sallat me te bukura ne Europe e vogel e bukur akustike me nje arkitekture dinjitoze. Fatmiresisht parlamenti i beri nje rindertim te shkelqyer qe i pergjigjet ne te gjitha aspektet edhe atyre qe vijne ju informoj se artistet e kane pritur me nje kenaqesi shume te madhe.
E ftoj kryetarin e Bashkise se Tiranes te jape ndihmesen e tij. Ketu do te organizohen qytetaret e Tiranes do te jene ata dhe te Shqiperise maketi do te kaloje dhe do te jepen vleresimit. Krahas jurise se prapaskenes do te kete dhe nje juri publike. Do te krijohen sistemet me te mira te komunikimit qe edhe qytetaret do te votojne projektin natyrisht pa kuti votim elektronik.
Sikunder do te pergatitemi paralelisht per kontraktimin e firmave me te fuqishme sepse 28 nentori i vitit 1912 po afron duhet qe eterit e pavaresise te jene me 29 nentor shpirterisht te pranishem ne ate parlament dhe ne ate salle duhet qe shqiptaret te festojne pavaresine e tyre me nje parlament te ri.
Jozefina Topalli Faleminderit zoti kryeminister. Kush e deshiron fjalen
Jozefina Topalli sheh nga Edi Rama. Ky i fundit hesht.
Jozefina Topalli A do kush fjalen A do kush fjalen Atehere jepi nje gote uje te gjitheve. Atehere zoti kryeminister meqenese nuk e deshiron kush fjalen Kuvendi ka punuar deri tani ne kushte aspak te pershtatshme.
Per te gjithe ato qe kane pare parlamentet nuk ekziston nje godine me e pershtatshme qe ska asgje te perbashket me ate qe duhet te ishte tempulli i demokracise me ate qe duhej te ishte parlamenti i Shqiperise.
Jemi vone. Duhet te rikapim kohen per te ndertuar nje godine te re te parlamentit qe te jete dinjitoze. Padyshim qe eshte nje sfide e veshtire. Une kam degjuar dhe deputetet e opozites qe jane natyrisht me te drejte te pakenaqur me kete godine...
Edi Rama qesh
Jozefina Topalli Keshtu qe me kete rast i kerkoj kryetarit te Bashkise kryetarit te grupit Parlamentar dhe te gjithe opozites qe ta mbeshtesin se eshte parlamenti i vendit te tyre parlamenti i gjithe Shqiperise. Po faleminderit.
Edi Rama kerkon fjalen.
Jozefina Topalli Po zoti Rama urdhero.
Edi Rama Pikerisht se eshte parlamenti i vendit tone dhe nuk eshte parlamenti i nje pale eshte parlamenti i te gjitha paleve qe perfaqesohen ne Kuvend permes deputeteve ne e kemi mbeshtetur pa asnje ngurrim nismen tuaj zonja Topalli per konkursin e meparshem te parlamentit te ri.
Jo vetem kaq por besoj qe edhe pergezimet qe ju kemi bere aso kohe kane qene plotesisht te merituara. Pasi edhe per eksperiencen time ne krye te Bashkise ne raport me konkurset nderkombetare e kam thene dhe e perseris ka qene nje nga konkurset me te mirogranizuar dhe me nje rezultat qe ishte dhe mbetet spektakolar per nga pikepamja e zgjidhjes.
Jo me kot juria nderkombetare e asaj kohe e drejtuar nga nje personalitet i padiskutueshem qe nuk ka asnje gjase te kete dashur te bashkoje te vdekurit me te gjallin beri nje zgjedhje te guximshme per ate salle. Ju siguroj qe ajo salle do te ishte unike ne bote salle parlamentesh ka ne cdo vend qe voton ka gjithfarelloj zgjidhjesh dhe teknologjikesh.
Por ate salle ne ate kontekst se ka asnje vend te botes. Ajo salle do te kishte nje unikalitet te paperseritshem per vete historine dhe kurajen e arkitekteve dhe te jurise qe beri ate zgjedhje.
Ju nuk e keni per gje te improvizoni perdite dhe madje me kosto sepse per ate konkurs u angazhua dhe nje burim te ardhurash. Pse u hoq dore nga ai projekt Pse sot pas nje periudhe kohe relativisht te gjate dhe te shkurter njekohesisht ne rimblidhemi ketu per nje konkurs tjeter per nje ide tjeter.
Prezantimi i arkitekteve qe fituan konkursin eshte i vlefshem kulturalisht dhe konceptualisht edhe per ju qe nuk dalloni dot godinen nga konteksti historik. shte problem kulture ky.
Por ne rast se i kthemi atij prezantimit arkitektet e prezantuan shume qarte qellimin e tyre dhe dhane arsye jashtezakonshme legjitime per zgjedhjen e tyre qe sallen e parlamentit ta vendosnin mbi kete godine.
Nderkohe ka nje tjeter aspekt. Sic vjen dhe improvizon kryeministri improvizoi per te bere teatrin me te bukur ne bote dhe galerine me te bukur ne bote tek Piramida. Ai improvizim iu kushtoi shqiptareve disa miliona euro.
Nje vendimmarrje absurde per te hequr Top Channel nga Piramida ne ate kohe. Sot ne jemi ketu per tiu rikthyer asaj hapesire pasi jane hedhur ne lume disa miliona euro jane kontribute te shqiptareve per buxhetin e shtetit dhe shpenzohen sikur te ishin te shtepise suaj.
Ka nje plan per Tiranen. Ky plan ka te percaktuar perspektivat per te gjitha godinat. Nder to percakton dhe vendosjen e teatrit kombetar ku eshte sot parlamenti i vendit.
Sali Berisha buzeqesh
Ne kete rast pa dashje kryeministri ka shkuar ne te njejten linje me planin. Por fatkeqesisht me kaq vite vonese sa per cdo vit shqiptaret i kane paguar voneses 1 milione euro. Nuk ishte e nevojshme fare te hidheshin te gjithe ato leke per te bere teater brenda ne Piramide.
Nderkohe qe plani orienton zhvillimin e zones me nje pellg kulturor i cili perfshin te gjithe hapesiren nga galeria kombetare e arteve deri tek parlamenti aktual qe behet teatri kombetar duke integruar ate godinen qe vazhdon te jete e ministrise se Mbrojtjes dhe organizon dasma Ministria e Mbrojtjes atje...
Sali Berisha qesh
...Si nje ministri kulture me qendren nderkombetare te kinematografise me agjenci te tjera kulturore. Pra mbyll te gjithe ate hapesire si nje pellg kulturor duke transformuar te gjitha hapesirat e ndermjetme te ketyre godinave ne hapesira publike per kembesoret.
Jozefina Topalli shkruan nje mesazh ne telefonin e saj ia kalonin telefonin Sali Berishes. Ky i fundit ia kthen serish pasi lexon mesazhin
Nderkohe syte e zena me perden e urrejtjes por edhe te padijes ju pengojne te kuptoni qe i gjithe ai plan eshte nje instrument per te adresuar keto probleme qe edhe po diskutojme sot.
Jozefina Topalli i afrohet Sali Berishes komunikojne bashke
Nuk ka asnje diskutim qe godina e Piramides kerkon nje zgjidhje. Ajo nuk u arrit te kthehej ne Qendren Nderkombetare te Kultures. Iu be nje hap perpara simbolikisht iu vu emri Pjeter Arbnori. Sot nuk diskutojme me per mauzoleu se nenkupton nje varr. Ai nuk ishte mauzoleu ai ishte muzeu i diktatorit i cili u zbraz nga gjithcka qe ishte brenda.
Sot ne po diskutojme per Qendren Nderkombetare te Kultures Pjeter Arbnori nuk diskutojme per mauzoleun se aty ska as varr dhe as hije me te diktatures pervec se ajo hija qe rrotullohet ne kokat tuaja qe ju ndjek pas dhe qe nuk ju ndalet dhe ju ben te harroni nje gje qe eshte themelore problemi qe ka shoqeria jone sot nuk eshte me me Enverin si Enver se e ka percjelle Enverin me kohe dhe me vakt por me enverizmin si kulture dhe si metode ne te gjitha sjelljen dhe ne komunikimin shoqeror.
Per fat te keq kete problem te madh qe ka kjo shoqeri prej 20 vitesh e mbartni ju dhe jo ne. Megjithate te qendrojme tek ceshtja. A mund te behet Qendra Nderkombetare e Kultures Pjeter Arbnori parlament Pa dyshim qe mund te behet.
Nje gje duhet te zgjidhim ne dhe per ne ska me problem problemin e ngrehines ekzistuese nuk ka te beje fare mos te hyjme me ne kete debat e fyen kulturen dhe inteligjencen europiane nuk ka te beje me Enverin apo me keto nostalgjia por ka te beje me dy aspekte.
Nje aspekt eshte aspekti historik-arkitektonik dhe aspekti financiar. Ne rast se zgjidhim kete pike kete e them ne cilesine e kryetarit te bashkise por edhe ne cilesine e njeriut te kultures dhe te artit qe nuk e pranon dot talebanizmin ne raport me objektet. Sepse i cfaredo kohe qofte dhe me cfaredo arsye u motivofte eshte talebanizem.
Taleban ishte Enver Hoxha dhe regjimi i tij qe i hyne me dinamit dhe hodhen ne ere 2400 kisha qe dogjen mbi 3000 libra fetare. Taleban eshte edhe e kunderta qe te besh ate qe bente Enver Hoxha me trashegimine kulturore dhe historike te ketij vendi. Kete nuk do ta bente asnje vend europian. Nuk ia vlen te humbasim ne nje debat kur flitet per gishtin kur gishti tregon henen.
Jozefina Topalli Faleminderit. Kush e deshiron fjalen
Sali Berisha kerkon fjalen.
Jozefina Topalli Zoti kryeminister...
Sali Berisha Se pari dua te them se ndertimi i parlamentit sipas planit percaktues te Tiranes eshte ne vendin me te pershtatshem sepse plani francez e le ate problem te hapur. Per sqarim per opinionin aty ka qene e parashikuar te varrosej i balsamosur diktatori. Por balsamimi ishte nje proces i komplikuar dhe cilido qe deshiron mund te shkoje te gjeje shenjat e varrit te sarkofagut.
Me vone pasi ky proces nuk mund te perfundonte ne ate menyre u vendos busti i tij. Pra nuk kemi te bejme ketu thjesht me nje trashegimi arkitekture se cila do te ishte duhet pare me nje fare me interesi. Une smund te them kurre duhet te jem i hapur me ju.
Nuk ekziston tek une kulti i armikut sepse armiku urrehet. Une nuk urrej njeri ndaj dhe mendoj se keto terma qe perdorni ju taleban etj. mendoj se jane terma qe dalin nga nje prapavije psikologjike shume e pafavorshme.
Sikunder per projektin ju e quajtet me te mirin ne bote ai eshte afrodiazik por se paku minimumi zgjidh disa probleme te tjera. Nuk po marr afrodiazizmin e tij por po marr ate qe kemi ne legjende keni pare skeni pare nje i vdekur me te gjalle.
Atehere kjo e demton ne moral ndertimin. Une e kuptoj se artisti ka menyren e tij te perceptimit te gjerave por kjo nuk duhet te thote se ky eshte etaloni sesi duhet ta perceptoje shoqeria sepse ai seshte me artist nese pretendon per kete.
Jozefina Topalli Faleminderit zoti kryeminister. Urdheroni zoti Rama.
Edi Rama Zoti kryeminister ju flisni per seriozitet dhe per pune serioze por punet serioze i bejne njerezit serioz.
Njerezit serioz nuk hidhen nga nje dege ne nje tjeter te folklorit per te sjelle ketu argumente qe nuk jane argumente fare dhe skane lidhje per ceshtjen te cilen po flasim dhe as me pikat e referimit qe ju po merrni. Une nuk e di cfare kane dashur te bejne me trupin e Enver Hoxhes ta balsamosin apo jo ju me siguri kete e dini me mire keni qene mjek ne byrone politike me siguri ju kane konsultuar...
Nderhyn Jozefina Topalli Ai arkitekti si e ka qe e ka ndertuar...
Edi Rama Te lutem shume mos me nderprit se nuk jemi ne parlament ketu.
Jozefina Topalli Jo more te shpjegoj...
Edi Rama Te lutem shume mos me nderprit se nuk ka nevoje te me shpjegosh fare...
Jozefina Topalli Ta shpjegoj qe cke me te...
Edi Rama Te lutem shume ju cdo gje mund ta beni por perkthyesen time se beni dot se nuk arrini dot te me kuptoni.
Jozefina Topalli Sa here qe te mos e dini ju sqaroj.
Edi Rama Shqipen time ju nuk e kuptoni dot se eshte shume e perpunuar mbi... Keshtu qe mos me nderhyj. Une thjesht po jap pergjigje per cfare degjova ketu. Keto qe degjova ketu jane gjera qe cdo audience mesatarisht e kulturuar i konsideron absurde.
Prandaj lojera fjalesh dhe folklor politik ketu skemi pse bejme. Une kam ardhur bashke me kryetarin e grupit per te diskutuar per kete ceshtje me shume seriozitet. Une nuk mund te pranoj qe ketu te kalojme nga nje diskutim serioz per ti dhene Shqiperise nje parlament tek fantazite dhe fantazmagorite qe na bejne te flasin per varre. Cili varr Per cfare arsye ju duket si varr juve
Per cfare arsye i vute emrin Pjeter Arbnori atij varri E perseris as nuk e di dhe as nuk me intereson fare se cfare kane dashur te bejne komunistet me godinen per te cilen flasim nuk me intereson fare. Une jam ketu per te thene qe nuk eshte e vertete ajo qe thoni ju. Meqe flisni rroma-per-toma po ju kujtoj ate fjalen latine Ignorantia argumentum non es.
Po jua them latinisht qe ta kuptoni vetem ju.
Nese flasim si njerez serioz ju nuk mund te vini ketu dhe te beni Namik Hotin dhe te flisni per cdo gje. Probleme psikologjike keni ju zoti kryeminister dhe jeni ju qe vuani nga keto probleme dhe qe kudo shikoni hijen e Enver Hoxhen.
Per sa i perket talebanizmit talebanizmi nuk eshte ceshtje callme eshte ceshtje kulture. Talebanizem eshte te merresh me godinat per hir te funksionit qe godinat kane pasur dikur. Enver Hoxha ishte taleban dhe te sillesh sic u soll Enver Hoxha ne ato godina ku shikonte fytyren e armikut eshte te jesh taleban kjo eshte kulturore nuk eshte personale.
Per te qendruar tek ceshtja dhe per te mos u marre ne kete gurren folklorike te argumenteve qe sjane argumente une po ju perseris jemi ketu per te organizuar nje konkurs nderkombetar apo jemi ketu per tiu thene arkitekteve te huaj se cfare duhet bere.
Kjo shembje godine nuk ka lidhje as me 100-vjetorin e pavaresise as me gjithe sa thuhet por ka lidhje me nje domosdoshmeri te brendshme dhe nje nevoje te kuptueshme qe keni ju sot per te spostuar vemendjen dhe per te devijuar opinionin publik drejt nje ceshtje qe ju siguroj se nuk ju nderon ju.
Nuk ju nderon as si kryeminister dhe as per aq intelektual sa jeni. Ju nuk jeni zoti i ketij vendi. Ju nuk jeni kushtetuta dhe ligji ne kete vend.
Europianisht kjo behet keshtu shpallet konkursi dhe u lihet atyre qe ftohen. Cilido qofte fituesi projekti eshte ne duar te sigurta dhe me nje juri nderkombetare jo votim elektronik. Cili votim elektronik Votimin elektronik te zonjes Jozefine qe edhe ne nje parlament me 140 veta e manipuloni
Jozefina Topalli Jo si tek Bashkia qe i numeroni me numra...
Edi Rama A ka mundesi te mos nderprisni
Jozefina Topalli Meqe folet per seriozitet perpiquni te jeni pak serioz. Behuni serioz...
Edi Rama Une me shume respekt per rregullat e tavolines degjova ketu brockulla qe ne kushte te tjera nuk do te rrija ti degjoja. A ka mundesi te mos me nderprisni pastaj merrni fjalen dhe vazhdoni. Nuk jam ketu ne parlamentin tuaj.
Jozefina Topalli Ne fakt ne parlament jemi ketu. Parlamenti jone eshte.
Edi Rama Ketu ne fakt jemi ne tavolinen ku beheshin mbledhjet e byrose politike dhe ju jeni fiks aty ku i bente ai i varrit...
Jozefina Topalli Ti je tek Pali...
Edi Rama A ka mundesi te mos me nderprisni ju lutem shume dhe te mos vini si ze nga varri...
Jozefina Topalli Disa zera te vijne ty nga andej ne po perpiqemi ti heqim keto varre...
Edi Rama O zonje nese doni qe ta zgjidhim kete ceshtje ashtu sic zgjidhet ne Europen ku duhet te integrohemi dhe nuk integrohemi dot per shkak se kjo mendesi dhe keto procese qeverisese nuk e cojne vendin perpara kjo eshte shume e thjeshte.
Ofrohet nje propozim u kerkohet te interesuarve te japin nje ide. Kjo eshte e gjitha. Mbi bazen e ideve nje juri nderkombetare thote kush eshte me e mira. Keshtu i zgjidh gjithe Europa.
Sali Berisha Po te fillojme per uljen me duhet te rikujtoj se je ulur ne vendin e shokut Spiro Koleka. Ne ketu nuk jemi mbledhur te bejme avokatine e mauzoleut te diktatorit.
Edi Rama Pa mikrofon ndezur Po leri keto.
Sali Berisha Ju duhet te keni kurajen te thoni te verteten dhe jo ti mohoni dhe ti maskoni ato. Kryearkitekti i asaj godine tha se ishte parashikuar dhe varri i diktatorit. Se ne ate kohe i ke pasur lidhjet me muzeun te forta ti... Ti ne ate kohe dy gjera dije fushen e basketbollit dhe muzeun... Te them une ty se e di une.
Edi Rama A ka mundesi...
Jozefina Topalli Mos nderhy...
Sali Berisha Une te respektova por po te hyme per te folur pastaj flas une per kete pune...
Edi Rama Nuk ka problem. Nuk ka pune force fare ketu. Mua me ti nuk mund te me drejtoheni dot se sjemi as shoke dhe sjemi as miq. Une ju drejtova me ju ju duhet te drejtoheni me ju. Se jeni perdite shembulli me i keq per shqiptaret...
Sali Berisha Zoteri nuk mund te hiqesh dot ti se a ishte varri... Ate e afirmoi kryearkitekti i godines. Faktikisht ate ti po mbron faktikisht ate po imiton faktikisht ti ate ke ne mendje faktikisht ti ate ke frymezim. Por kjo eshte puna jote zgjidhja jote... Per kete une nuk kam asnje lloj keqardhje dhe asnje lloj shqetesimi.
Shqetesim ka po qe keto mikrofona keto kamera te mos perdoren per tiu thene shqiptareve te kunderten asaj qe eshte...
Edi Rama Pa mikrofon ndezur Po thuaje pra te verteten.
Sali Berisha Para nje jave Klement Koloneci tha qe eshte parashikuar te vendosej varri i diktatorit aty. Une i di ato se kam lexuar gjate jetes sime me shume se cdo gje tjeter ne shkencat e turit dhe i kuptoj komplekset qe trashegon dhe ke dhe perpiqesh ti maskosh. Por te dalesh ti thuash shqiptareve se po e mbroj se aty nuk ka qene varri i Enverit...
Edi Rama Pa mikrofon ndezur Nuk e thashe fare keshtu
Sali Berisha Jo jo. Absolutisht qe the keshtu nuk eshte percaktuar per varr the ketu.
Edi Rama Pa mikrofon ndezur Nuk e thashe fare keshtu fare.
Sali Berisha Replay te gjithave.
Edi Rama tund koken ne shenje keqardhje
Tani sy per sy ma mohon ti mua kete. Se dyti konkursi do te jete kombetar. Do te prishim varrin se ai eshte atje ku eshte ska kocka nuk kemi te bejme me ndonje problem tjeter. Nuk mund te leme varrin e diktatorit ne qender te kryeqytetit. E vure aty ti ate kambanen nuk e zgjidhi gje. Shiko e ke shume te veshtire te kalosh nga ngjyra tek arkitektura eshte gjeja me e veshtire per ty...
Edi Rama Pa mikrofon ndezur Mos me fol me ti e kupton apo jo. Mu drejto me ju nuk jam shoku jot.
Sali Berisha Arkitektura eshte nje shkence aq komplekse eshte sa art aq mat sa mat aq mekanik. E fundit eshte ngjyra ne arkitektura.
Edi Rama Pa mikrofon ndezur Ti nuk je ne rregull.
Sali Berisha Ne arkitekture jane shume gjera te tjera parimore. Ti lexon vetem ato qe te interesojne te cilet e quajten strukture afrodiazike. A shpreh arkitektura keto Arkitektura shpreh te gjitha te gjitha problemet e psikologjise. Absolutisht duhet te dish ti lexosh ato.
Sigurisht eshte vetem psikologjike. Tani kete debat do ta bejme kur te diskutojme planin e pergjithshem te Tiranes ketu jemi per parlamentin. Sali Berisha po thote ate qe eshte se aty ishte varri i diktatorit.
Edi Rama Pa mikrofon ndezur Ti nuk je ne rregull.
Jozefina Topalli Zoti Rama ju lutem ruajeni qetesine.
Sali Berisha Une ju degjova ju edhe kur e shqiptuat latinishten sikur ishit prej Dragobie. Nuk kam cfare tju bej se ajo eshte kultura juaj ne latinisht. Keshtu eshte. Do te me perdorni terma latine pa e deshifruar.
Jozefina Topalli Pa e ditur me latinizma...
Sali Berisha Fjala eshte me e prononcuar se eshte tjeter ajo kuptimi. Ju ftoj te vazhdojme kete bashkepunim ti leme pasionet te shkeputemi nga komplekset historike. Te mos e perdorim. E verteta eshte se Enver Hoxha ishte njelloj Mullah Omari.
Edi Rama Pa mikrofon ndezur Ekzakt.
Sali Berisha Por te perpiqesh te krahasosh te tjere me Enver Hoxhen do te thote qe te ka ngelur ora tek Enver Hoxha. Te perpiqesh te tjere me Enver Hoxhen do te thote se ora jote ka ngelur tek Enver Hoxha minimumi kjo per te mos thene qe po ben avokatine e tij. Te perpiqesh te gjesh nje taleban tjeter ne Shqiperi pervec Enver Hoxhes atehere te mbetet te jesh i dyti se ti je biri shpirteror i tij.
Leri skemat jemi mbledhur per te dhene mendime. Po te hyme per te bere diskutime te tjera une jam i hapur gjithmone. Madje une te ftoj ty ku te duash ne cdo studio televizive edhe ne Top Channel po deshe se te tjerat i anatemon dhe te bejme nje debat te gjere 2 ore 3 ore 4 ore sa te duash. Por dhendri i ri me mendime te reja.
Jozefina Topalli Tani...
Edi Rama Me falni nje sekonde. Kemi nje paritet. Besoj qe ata na ndjekin e kane te qarte se cfare them une dhe cfare thoni ju. Une nuk thashe se aty nuk mund te behet parlamenti une thashe krejt te kunderten.
Une nuk thashe se aty nuk ka qene plan per tu bere varr thashe se ju me siguri kete e dini me mire se keni qene mjek i asaj byroje dhe me siguri ju kane konsultuar per balsamimin e trupit te Enver Hoxhes. Se cfare kane dashur te bejne nuk ka pike vlere per mua.
Meqe keni merak prononcimet nuk thuhet afrodiazike thuhet afrodiziake.
Jozefina Topalli Si si si thuhet
Edi Rama Afrodiziake. Megjithate nuk ka problem.
Sali Berisha Te falenderoj se keto i dini me mire.
Edi Rama Nuk eshte hera e pare dhe as e fundit. Keshtu qe per te qendruar ne teme une po ju them se eshte shume banale ajo qe beni ju ne menyre te perseritur duke u munduar qe ta ktheni nje problem te cilin fare mire mund ta zgjidhim se bashku per ti dhene vendit nje parlament ashtu sic e ka cdo vend tjeter ne nje ceshtje se kush eshte me Enverin dhe kush seshte me Enverin kush eshte biri shpirteror i Enverit dhe kush eshte biri per shpirt i Enverit. Kjo eshte nje ceshtje qe nuk ekziston. Meqe e kam degjuar qe e perserisni shume shpesh kete ceshtjen e birit shpirteror. Bijte shpirterore Enveri i kishte me tesere.
Dhe si cdo bir i tij shpirteror edhe ju kishit teseren perkatese. Pa dyshim qe mund ta beni ju dhe kushdo birin plengprishes por nuk keni asnje arsye qe te shikoni tej vetes per te gjetur birin shpirteror.
Per sa i perket ceshtjes se krahasimit me talebanet. Po ju them qe ky eshte nje nocion qe eshte bere pjese e debatit kulturor sot ne Europe. Por me shume skam cfare tju them se boshlleku dhe hendeku qe na ndan kulturalisht eshte aq i madh sa edhe sikur pjesen e mbetur te jetes une tia kushtoj ketij boshlleku nuk do te arrij ta mbush dot.
Ne rast se eshte fjala per te ndertuar nje parlament te ri aty ku sot gjendet Piramida une dhe ne jemi dakord.
Jozefina Topalli shkon tek Sali Berisha dhe komunikojne bashke.
Me kushtin qe kjo gje te behet ashtu sic e ben bota te ciles ne themi qe i perkasim por me te cilen ne ende sjemi integruar me nje konkurs nderkombetar me arkitekt te njohur me propozime serioze qe vendosin ata.
Koncepti me i bukur ne bote eshte nje koncept realist socialist dhe ju jeni misherimi i realizmit socialist zoti kryeminister.
Jeni i realizmit socialist qe ecen qe flet qe ben mitingje qe eshte kudo i pranishem ne jeten tone si shprehja me kuptimplote e faktit se problemi i kesaj qeverie sot nuk eshte me Enveri te cilin ky popull e percolli ashtu sic e meritonte dhe e la pas por eshte enverizmi por eshte kultura enveriste te cilen ju e misheroni dhe nuk e shmangni dot gje qe ben qe kur skeni argumente merreni me ate qe keni perballe me shpoti dhe me nje humor i cili realisht nuk ju ben nder realisht tregon se kush jeni ju Sali Berisha.
Sali Berisha Pra sic e shihni pervec faktit se je nje piktor i realizmit socialist i penduar dhe per kete me vjen mire. Se ne qofte se zoteria nuk eshte penduar ne ideologji rezulton i penduar ne art dhe kjo perben nje zhvillim kerkon ta projektoje te gjithe sistemin demokratik te ndertuar nga shqiptaret keto 18 vite me trashegimine e tij te realizmit socialist.
Une uroj qe te cliroheni sa me shpejt nga kjo menyre arsyetimi dhe te arrini te shihni nje realitet krejt tjeter nje Shqiperi e cila eshte vite drite larg asaj qe imagjinoni zhvilloni dhe parashikoni ju.
Nuk ka diskutim qe nuk do te jete ky Komitet ai qe do te percaktoje arkitekturen e parlamentit te ri por ky Komitet ka te gjithe tagrin tiu ofroje arkitekteve zonen sepse me sa po shoh une do te kalojme nga nje model mbi per mbi ne nje model tjeter mbi per mbi mund te dale dikush e te thote ta ruajme godinen e te veme shtylla mbi te. Piramida do te prishet sepse ajo siperfaqe aty eshte jetike per ndertimin e parlamentit.
Edi Rama Pa mikrofon ndezur E kuptoni tani problemin
Sali Berisha Ajo siperfaqe aty eshte jetike per ndertimin e parlamentit. Por nga ana tjeter ne na ndajne dy bote dy botekuptime dy filozofi. Une nuk mund ta konceptoj kurre ate qe ju thoni qe vlerat historike te asaj godine jane te atilla sa per tu mbajtur.
Periudhen socialiste te qendres se Tiranes une e quaj periudhen me te zeze te historise se saj. Ne rast se ju mendoni se qendra e Tiranes duhet te jete skllave e asaj periudhe une ju garantoj se kjo nuk do te ndodhe.
Une nuk them kurre se do te rrafshohet kjo ndertese por ne qofte se epoka e kryetalebanit qe mjerisht rezulton te jete edhe ati shpirteror beri kete baterdi ne qender.
Edi Rama Pa mikrofon ndezur Mos me trego mua Enverin. Ti je komunist 25 vjet dhe me tregon mua Enver Hoxhen. Mos spekulo me me kete histori. Ti me tesere ne xhep te Enverit po me tregon mua. Erdhe me tesere dhe po me tregon mua Enverin.
Jozefina Topalli Qetesohu zoti Rama. E rrezoi Enverin ti ike dhe ky e rrezoi...
Sali Berisha Ti fillimisht erdhe tek une dhe me pas u ktheve prape atje. Nuk te kam qortuar per kete.
Edi Rama Ika nga atje se te gjeta ty atje qe ishe me tesere partie ne xhep. Problemi eshte qe te kam pyetur ore ate teseren e dorezove atje ne komitet qendror para se te vije ketu
Jozefina Topalli E kishte rrezuar Enverin kur shkove ti atje
Sali Berisha Prit nje minute.
Edi Rama Te ishte per kete zoteri do te parfumonte varrin si mjek atje.
Sali Berisha Jo zoteri. Ti nje merite ke. Ne prag te zgjedhjeve shkove ne Qytet Studenti dhe e rrezove bustin atje.
Edi Rama E paskam nje merite...
Sali Berisha Por kur ia rrezove bustin atje perse do qe te mbash bustin ketu Ne 2009 rrezove bustin atje ndersa sot do te mbash mauzoleumin ketu.
Edi Rama Kur jam perballe nuk ma permend dot Enver Hoxhen nuk ma tregon dot birin shpirteror sepse kush ka qene pikerisht biri shpirteror i Enver Hoxhes e dine mire shqiptaret dhe eshte Enverizmi juaj qe ju mban peng.
Sali Berisha Nese sta permend une... Nuk me shqeteson fare mua ai problem sme shqeteson. fare pune kam une
Edi Rama Si cfare pune ke pa ate problem. Po ku jeton dot ti pa Enverin.
Sali Berisha Dakord tani...
Pa mikrofon ndezur Sa here ke nje problem ti kapesh me Enverin.
Jozefina Topalli Te lutem zoti Rama qetesohu.
Sali Berisha Ne duhet te shpallim konkursin te ftojme studiot me te mira te bejme debat me qytetaret sepse nuk eshte bere ndonjehere debat me ta te marrim vendimin e tyre.
Edi Rama Pyeti qytetaret a te shembet apo jo
Sali Berisha Po pse per kultin e Enver Hoxhes do te pyesim qytetaret.
Edi Rama Cili eshte kult Nuk i ofendon qytetaret ti marresh mendim kur jane kunder.
Sali Berisha Ti po u heq abonete dhe nuk po i pyet gjimnazistet dhe tani po me thua pyet qytetaret per Enver Hoxhen. Une te ftoj te bashkepunojme. Pavaresisht nga kundershtite e medha qe kemi se i kemi dhe do ti ruajme ne ato pavaresisht nga pozicionet e ndryshme qe ndajme.
Parlamenti nuk eshte as i imi por eshte i cdo shqiptari. Pavaresisht nga pozicionet e ndryshme qe ndajme jemi te perafert ne shumicen e pikave gjer tek ajo qe ti kerkon qe te ruhet por ajo nuk mund te ruhet.
Edi Rama Pse smund te ruhet
Sali Berisha Sepse eshte i lidhur me Enver Hoxhen dhe varrin e tij.
Edi Rama Me te lidhur se sa jeni ju a ka Memoria juaj eshte vetem Enveri.
Sali Berisha Po leje mos u fut ne memorien time se me pa ato...
Jozefina Topalli Meqe qytetaret e kane shembur ate 20 vite perpara me rastin e 100 vjetorit do ta heqim ne fare. Do te kalojme tek pika e pare e rendit te dites. Shpallet per njoftimin e ketij konkursi ne revistat e specializuara nderkombetare. Jeni dakord
Sali Berisha Dakord.