E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti i ri, 76 deputetë për herë të parë

Më shumë se 50% e legjislaturës së re do të përbëhet nga deputete që ulen për herë të parë në sallën e seancave plenare. Nga 140 deputetë që ka parlamenti shqiptar 76 janë të rinj. Kjo falë vullnetit të liderëve politikë për të ndryshuar emrat në listat e kandidatëve për deputetë të cilët larguan politikanët e vjetër duke sjellë emra të rinj në organin ligjëvënës.
Por përveç faktit se legjislatura e ardhshme do të përbëhet në masën më të madhe nga deputete ë rinj, ende nuk dihet nëse cilësia e jetës parlamentare do të jetë më e mirë. Nëse iu referohesh biografisë së deputetëve të dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit, në parlament do të ulen politikanë që vijnë nga profesione të ndryshme duke filluar nga aktrimi e gazetaria, tek ekonomistët, juristët e mjekët, apo agronomët e arsimtarët e deri tek ish-shefa policie.
Megjithatë duket se ky parlament do të dominohet nga juristët dhe ekonomistët pasi në 3 shtator pritet të ulen në sallen e parlamentit 24 juristë dhe 18 ekonomistë. Por gjithashtu pjesë e parlamentit të ardhshëm do të jenë edhe 8 mjekë, 8 biznesmenë, 12 inxhinjerë, 6 gazetarë e 3 aktore. Ndërkaq rreth 13 deputetë kanë studiuar jashtë kufijve dhe kanë marrë një diplomë në universitet e rajonit, të europës ose ato amerikane

Përbërja e Parlamentit

24 Juristë
18 Ekonomistë
8 Mjekë
8 Biznesmenë
12 Inxhinjerë
6 Gazetarë
3 Aktorë
13 të diplomuar jashtë vendit

Biznesmenë

Lefter Koka
Tom Doshi
Dashamir Peza
Fidel Ylli
Gëzim Dibra
Gjok Uldedaj
Paulin Sterkaj
Hazir Gashi

Mjekë

Sali Berisha
Vangjel Tavo
Flamur Noka
Mehmet Xheka
Rajmond Hoxha
Tritan Shehu
Lajla Përnaska
Klodiana Spahiu

Juristë

Bujar Nishani
Gent Strazimiri
Ilir Rusmali
Viktor Gumi
Paulina Hoti
Eduart Halimi
Fatbardh Kadilli
Enkelejd Alibeaj
Dashnor Sula
Luçiano Boçi
Ylli Lama
Astrit Bushati
Arenca Trashani
Ndue Paluca
Jozefina Topalli
Lulezim Basha
Besnik Dushaj
Ermonela Velaj
Shegush Ligori
Damian Gjiknuri
Nasip Naco
Vaslika Hysi
Arben Isaraj
Fatmir Xhafa

Ekonomistë

Ilir Meta
Arben Malaj
Andis Harasani
Ermelinda Meksi
Albert Caci
Valentina Leskaj
Jemin Gjana
Sherefedin Shehu
Mimi Kodheli
Rudina Seseri
Sadri Abazi
Erjon Brace
Mesila Doda
Ridvan Bode
Ledina Aliolli
Edmond Spaho
Florjon Mima
Genc Ruli

Inxhinjerë

Ardian Kollozi
Spiro Ksera
Fatmi Mediu
Pandeli Majko
Blendi Klosi
Adriana Gjoni
Rrahim Cota
Ilir Bano
Vasillaq Ngresi
Ferdinand Xhaferri
Albana Vokshi
Gazmend Oketa

Gazetarë

Ben Blushi
Alfred Dalipi
Edi Paloka
Mark Marku
Astrit Patozi
Sokol Olldashi

Aktorë

Arben Imami
Luiza Xhuvani
Rajmonda Bulku

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›