E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, Berati dhe Fieri mbajnë peng rezultatin përfundimtar

Ndonëse ka kaluar një javë nga dita e zgjedhjeve parlamentare, ende Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka shpallu rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 28 qershorit, pasi këtë e mbajnë peng edhe disa kuti me fletë votimi të pa numëruar të disa KZAZ të qarkut të Fierit dhe Beratit. Këto dy zona ishin ndër qendrat më të nxehta ku u bllokua procesi i numërimit të votave disa ditë, e si rrjedhojë KQZ vendosi se kutitë përkatës të numëroheshin në Tiranë brenda komisionit. Ndërkaq, këto kut janë edhe shpresa e fundit ku socialistët presin që të ketë një ndryshim të rezultatit, por megjithatë edhe sikur do të kishte ndonjë ndryshim në mandate, sërish PS nuk do të ishte fituese e këtyre zgjedhjeve. Sipas zëdhënësit të KQZ, Leonard Olli, për qarkun e Fierit, Aleanca e Ndryshimit ka 7 mandate (6 PD, 1 PDI) kundrejt 8 mandateve të Partisë Socialiste dhe 1 të LSI. Ndërkohë që PS pretendon se ka edhe një mandat të 9 në qarkun e Fierit. Gjatë ditës së djeshme përfundoi edhe numërimi i 6 kutive të fundit të qarkut të Lezhës, ku PD shpresonte të merrte edhe një mandat tjetër. Por, ndonëse PD i dominoi të gjitha kutitë, nuk ndodhin asnjë ndryshim në numrin e mandateve. Tashmë rezultati përfundimtar dhe zyrtar i zgjedhje nga KQZ, zgjon interes vetëm për të parë lëvizje e partive që kanë humbur zgjedhjet, sesa një ndryshim nga sa çdihet deri më tani.  

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›