Korriku afrikan, termometri kap shifra marramendëse
TIRANË- Fundjava është karakterizuar nga temperatura të larta deri në 38 gradë, ndërsa termometri pritet të shënojë vlera të larta edhe në ditët në vijim.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, temperaturat ditën se hene parashikohet të arrijnë në vlerat maksimale deri në 37 gradë dhe vlerat më të ulëta nga 16 deri në 23 gradë. Temperaturat më të larta parashikohen të regjistrohen në Lezhë, Berat dhe Elbasan dhe më e ulëta në Dibër.
Tirana, sipas sinoptikanëve, do të regjistrojë temperatura më e ulëta 23 gradë celcius dhe më e larta 36.
Moti do të karakterizohet nga vlera relativisht të larta të presionit atmosferik, i kthjellët dhe me vranësira të pakta.
Në këto kushte, mjekët apelojnë për më tepër kujdes dhe shmangur daljet në diell, sidomos në orët e pikut. Kujdes të veçantë duhet të tregojnë sidomos të moshuarit dhe fëmijët.
(e.m/BalkanWeb)