E Diel, 1 Nëntor 2026

Korrja e grurit në Sukth e Katund të Ri, Rama: Njerëzit e punës nxjerrin çdo ditë më të mirën nga toka shqiptare

TIRANË, 22 qershor/ATSH/ Nga Sukthi dhe Katundi i Ri në qarkun e Durrësit, vjen një tjetër dëshmi e punës dhe përkushtimit të fermerëve me tokën dhe të mbjellat.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga procesi i korrjes së grurit, ndërsa e ciësoi këtë si një pasqyrë të Shqipërisë që punon.

“Nga korrja e grurit në Sukth dhe Katund i Ri, në Durrës, ku njerëzit e punës nxjerrin çdo ditë më të mirën nga toka shqiptare”, shkruan Rama.

Fushat e mbjella me grurë po japin prodhimin e sezonit, ndërsa procesi i korrjes po zhvillohet me ritme të mira, falë angazhimit të fermerëve dhe investimeve në bujqësi.

Kjo panoramë e Shqipërisë që punon pasqyron përpjekjet e përditshme të njerëzve të tokës, të cilët kontribuojnë në rritjen e prodhimit vendas, garantimin e sigurisë ushqimore dhe zhvillimin e ekonomisë rurale.

Mbështetja për bujqësinë dhe rritja e konkurrueshmërisë së prodhimeve shqiptare mbeten prioritete të rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

/e.i/a.f/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›