Homeriada në tinguj/ Një koncert ndryshe i kompozitores Blerina Shalari

Kompozitorja Blerina Shalari shfaqi për publikun koncertin “ Homeriada”. Notat në pentagram për Blerinën janë fjalë për jetën, që ajo i krijoi me sytë e shpirtit. Artistë të TOB luajtën në piano, violin, violincelë dhe flaut krijimet e kompozitores Shalari.
Tingujt e parë në piano i solli e motra e saj, Alda.
Te “Homeriada” pianistja Ingrid Pulizo, profesoresha e Blerinës ishte dhe koncertmaestër e gjithë koncertit, me të luajtën edhe solistë të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.
Një pjesë të muzikës së krijuar prej saj, Blerina e luajti në piano për të pranishëmit.
Rapsodi i mbrëmjes ishte Homeri, që u interpretua nga aktori Dritan Boriçi.
Pasi studioi për piano në Liceun Artistik, Blerina ka përfunduar Akademine e Arteve për Kompozicion dhe së fundi, ajo ka mbrojtur titullin doktore e shkencave, me një temë në folklor mbi iso-polifoninë shqiptare.
Gazetare: Teuta Shamku
/rtsh.al/