E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korrupsioni, Benzi ndalon shitjet për qeverinë e Kosovës

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, e ka privilegjin që është zyrtari i fundit, i cili me para të buxhetit të Kosovës ka blerë veturë zyrtare të tipit Mercedes. Kjo për faktin se gjiganti gjerman dhe botëror i automobilave Mercedes ka vendosur që prej muajit të ardhshëm mos ti shesë vetura Qeverisë së Kosovës.

Benzi një vendim të tillë e ka marrë për faktin se Kosova ka një nivel të lartë të korrupsionit, gjë të cilën e konfirmon edhe Transparency International.

Kjo do të thotë se përfaqësuesit e autorizuar të Mercedesit në Kosovë nuk mund tiu shesin vetura institucioneve të Kosovës, nëse këto të fundit shpallin tenderë publikë për blerje të veturave të këtilla

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›