Fullani: Kriza e eurozonës pengesë për rritjen ekonomike në 2012

Ardian Fullani
Guvernatori i Shqipërisë Ardian Fullani në konferencën e fundit të këtij vitit është shprehur se Shqipëria do të preket nga kriza financiare e vendeve të eurozonës. Fullani theksoi se kjo do të bëhet pengesë për rritjen ekonomike të vendit për vitin 2012-të.
Për vitin 2011, ai tha se ka pasur ecuri të ngadaltë të konsumit dhe rritje të lehtë të inflacionit. Shqiptarët vazhdojnë që të tregohen të kursyer tha Guvernatori gjë e cila po penalizon më shumë sektorin e ndërtimit që është edhe një nga më të rëndësishmit në vend.
Fullani gjatë konferencës tha se norma bazë e interesit mbetet 4.75%.