Berisha: VendimiGJND, kapitull i riKosovë- Serbi
TIRANE- Kryeministri shqiptar Berisha përshëndet vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë duke nënvizuar se rasti i Kosovës është unik dhe shprehu urimin që ky vendim të ndihmojë në integrimin europian të mbarë rajonit. Kryeministri nënvizoi sot në mbledhjen e qeverisë se për herë të parë në historinë mijeravjeçare të kombit tonë e drejta shqiptare bëhet e drejtë botërore dhe ngrihet në piedestalin më të lartë të së drejtës së njerëzimit.” Sipas tij kjo përbën një arritje që pak vite më parë askush nuk mund ta imagjinonte.
Zoti Berisha shprehu vendosmërinë e qeverisë së tij për të punuar me seriozitet dhe angazhim për një kapitull të ri në marrëdhëniet midis serbëve dhe shqiptarëve të cilat “do të mund të kontribuonin shumë në stabilitetin dhe paqen në rajon”.
Berisha tha se “mbetemi të angazhuar të punojmë dhe të inkurajojmë autoritetet e Kosovës për përpjekje serioze për normalizim marrëdhëniesh me Beogradin. Drejtësia u bë dhe në këtë kontekst palët kanë detyrimin të nxjerrin të gjith konkluzionet dhe të bashkëpunojnë për integrimin rajonal” theksoi kryeministri.
“Besoj dhe shpresoj- tha Berisha- se Serbia, si pala paditëse do t'i përmbahet vendimit të GJND-së në interesin më të mirë të paqes dhe stabilitetit në rajon. Ky verdikt nuk mundej kurrsesi që të ndalonte një realitet të parikthyeshëm, si pavarësia e kosovës.”- nënvizoi më tej ai.
(s.g/BalkanWeb)