Nis festivali XVI ndërkombëtar ifilmit në Sarajevë
SARAJEVë- Fillon sot në Sarajevë edicioni XVI i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit, që do të zgjasë deri më 31 korrik. Në festival do të paraqiten 201 filma, ndërsa nëntë nga ata do të konkurojnë për çmimin "Zemra e Sarajevës".
Ky është viti i tretë që çmimin e sponsorizon Këshilli i Evropës, si pjesë e misionit të tij për popullarizimin e krijimtarisë dhe kulturës së Evropës.
Pritet që festivalin ta shohin më shumë se 100 000 spektatorë, ndërsa shumica e filmave do të shfaqen nëpër kinema të hapura me 3 000 vende.
I ftuari special i festivalit është aktori amerikan, Morgan Freeman.
Festivali i Sarajevës është festivali më i madh i filmit në Ballkan dhe njëri nga më të mëdhenjtë në Evropë.
Ai u themelua në vitin 1995.
(d.b/MIA/BalkanWeb)